GRANDEMALL

Kastrati i cilëson të arsyeshme shqetësimet e banorëve rreth kufirit në Karaqevë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati është takuar ditën e djeshme me Komandantin e njësisë Jug-Lindje të KFOR-it, Daniele Bajata dhe banorët e Karaqevës.

Takimi kishte për qëllim sqarimin e vendosjes së tabelës njoftuese nga ana e KFOR-it në këtë fshat.

Sipas Komandantit të KFOR-it, tabela të tilla po vendosen në gjithë territorin e Kosovës dhe shërbejnë si njoftim vetëm për ushtarët e KFOR-it dhe zyrtarët e UNMIK-ut.

Ai u pajtua që gjuha e përdorur në tabelë nuk ka qenë më e duhura dhe që duhet të ketë konsultim paraprak me komunën dhe banorët para vendosjes së tyre.

Mobi Casa

Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati i cilësoi si shumë të arsyeshme shqetësimet e banorëve.

Ai i kërkoi KFOR-it që para veprimeve të tilla të konsultohen edhe institucionet lokale.
Sipas Kastratit, hyrja e xhandarmërisë serbe në këtë pjesë është shqetësuese dhe duhet të ndalohet.

Palët në takim u dakorduan që të rishikohet lloji i tabelave që po vendosen dhe që vendosja e tyre të bëhet gjithmonë në konsultim paraprak me komunën dhe banorët.

Gjithashtu kryetari Kastrati dhe komandanti Bajata, caktuan edhe një takim konsultativ për këtë çështje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.