Kamenica përjeton sezonin pranveror, fillon mirëmbajtja e hapësirave publike

Kamenicë – Ndërmarrja Publike Lokale “Dardana” ka nisur të kujdeset dhe të mirëmbajë hapësirat publike duke e bërë Kamenicën një qytet që ka traditë për ruajtjen dhe kultivimin e gjelbërimit.
“Përgatitjet për sezonin e pranverës nga punëtorët e NPL “Dardana” në mirëmbajtjen e hapësirave publike tashmë kanë filluar” kanë shkruar në rrjetet sociale punëtorët e saj.
Punëtorët e kësaj kompanie tashmë i sheh kudo e në veçanti në hapësirat publike e cila po kujdeset edhe në mirëmbajtje edhe në gjelbërim e pastërti të ambientit./rajonipress/