Hidromorava

Rreziku nga zjarret: Komuna e Kamenicës apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe vigjilent

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Ndër të tjera, kërkojmë nga qytetarët që për çdo rast të zjarrit të lajmërohen me kohë, si dhe të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit në fazën e parë të shfaqjes kudo që ai mund të paraqitet thuhet në apelin e komunës së Kamenicës drejtuar qytetarëve.

Apeli i plotë:

Sektori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Kamenicës njofton të gjithë qytetarët se pasi që jemi duke u përballur me temperatura të larta, është i dukshëm rreziku për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore.

Andaj pasi që jemi në se zonën e korrje shirjeve, mundësia e zjarr vënies së hamulloreve dhe barishteve të thara është më e madhe.

ARKATANA

Lidhur me këtë, me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, ambientit, florës dhe faunës së Komunës së Kamenicës, APELOJMË tek të gjithë qytetarët, Institucionet Publike dhe Private që të jenë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit.

Ndër të tjera, kërkojmë nga qytetarët që për çdo rast të zjarrit të lajmërohen me kohë, si dhe të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit në fazën e parë të shfaqjes kudo që ai mund të paraqitet.

Lajmërimi mund të bëhet pa pagesë në numrin e Zjarrfikësve 193./rajonipress/