UBT

Rahimaj lavdërohet për realizim të projekteve, por qytetarët e përkujtojnë që mos të shkoj për vota

/ 2 minuta lexim
ZN

Kamenicë – Faleminderit Qeverisë Kurti për mbështetje! Gëzuar 2025-ta, me dhuratën më të madhe ndonjëherë ka shkruar Kadri Rahimaj. Por qytetarët Edmond Sinani dhe Albi Bajraliu i kanë shkruar Rahimajt për rrugët e anashkaluara. Asnjëherë nuk ke ardhë në vizitë në fshatin tonë. As për vota mos hajde kur të vjen koha kanë shkruar ata.

“Dhurata jonë për Kamenicën tonë. 11.4 milionë euro kontrata të reja të nënshkruara për:

  • Asfaltimin e 50.2 km rrugë,
  • Ndërtimin e Sallës së Sportit në Kamenicë.
    Faleminderit Qeverisë Kurti për mbështetje!
    Gëzuar 2025-ta, me dhuratën më të madhe ndonjëherë” kështu shkroi Kadri Rahimaj në ndërrimin e mot moteve.

Por reagimet e qytetareve janë të ashpra dhe nuk e falin me akuza e kritike as në murin e tij.

ARKATANA

Edmond Sinani qytetar shkroi: “Rruga Strezofc – Leshtar është në gjendjen më të keqe të mundshme dhe asnjëherë nuk intervenuat me e rregulluar. Jemi të vetmit në Komunën e Kamenicës që nuk e kemi rrugën e asfaltuar. Asnjëherë nuk ke ardhë në vizitë në fshatin tonë.
As për vota mos hajde kur të vjen koha” shkroi ai.

Edhe, Albi Bajraliu ka komentuar: “O kryetar projekti u kanë “Shipashnicë – Vriqec – Desivojcë – Tërstenë”, a tash i paski ndryshue “Poliqk – Desibojcë – Vriqec”, e fshati Tërstenë që është prej fshatrave ma të frekuentime në atë pjesë edhe me ma së shumti banor prapë e keni lan anash” ka shkruar Bajraliu./rajonipress/