FIDANISHTJA

Kastrati falënderon qytetarët, premton investime me racionalitet

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kamenicë – Jam i befasuar për vetëdijen e lartë të banorëve të cilët janë në dijeni të mundësive të vogla të komunës andaj edhe kërkesat i kanë mjaft të arsyeshme. Shumë i gëzuar nga komentet e qytetarëve që thonë që asnjë qeveri komunale deri tani nuk ka mbajtur dëgjime publike kaq të shpeshta dhe të hapura. Jemi të vendosur që duke e ditur që kemi shumë pak buxhet, ta investojmë me racionalitet dhe prioritizim ka thënë Qëndron Kastrati.

Qëndron Kastrati ka ndarë disa momente dhe fotografi të tubimeve me banorë të fshatrave Petrit, Koretin, Krilevë, Busavatë, Strezoc, Hogosht, Hodonoc, Topanicë e Shipashnicë.

Mobi Casa

“Për dallim prej praktikave të mëhershme ku këto tubime janë mbajtur sa për sy e faqe dhe kryetari pothuajse nuk ka marrë pjesë fare, këtë vit do të organizojmë së paku 20 tubime në lokalitete dhe disa të tjera tematike dhe do të marr pjesë aktivisht. Nuk jam i kënaqur me pjesëmarrjen e banorëve ndonëse mund të jetë edhe për fajin tonë edhe pse koha kur këto mbahen është mjaft e papërshtatshme. Sidoqoftë unë jam i vendosur që të dëgjoj secilin qytetar për kërkesat e tij” ka shkruar Kastrati.

“Jam i befasuar për vetëdijen e lartë të banorëve të cilët janë në dijeni të mundësive të vogla të komunës andaj edhe kërkesat i kanë mjaft të arsyeshme. Tubimet do të vazhdojnë sipas planit andaj ju ftoj që të vini sa më shumë.Shumë i gëzuar nga komentet e qytetarëve që thonë që asnjë qeveri komunale deri tani nuk ka mbajtur dëgjime publike kaq të shpeshta dhe të hapura. Jemi të vendosur që duke e ditur që kemi shumë pak buxhet, ta investojmë me racionalitet dhe prioritizim” ka shkruar tutje Kastrati./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.