Hidromorava

Në Kamenicë prezantohet projekti i banimit të përballueshëm për çifte të reja dhe për banim social

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Nënkryetari i Komunës së Kamenicës Faton Jakupi së bashki me Drejtorin për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor Uran Berisha dhe Drejtoreshën për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi Diana Kryeziu, sot ka pritur në takim përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Ata para zyrtarëve komunal kanë prezantuar projektin e kompleksit me 70 njësi banimi në kuadër të skemës për banim të përballueshëm për çifte të reja dhe banim social.

RCCOLA

Kujtojmë se para disa ditësh Kryetari Rahimaj dhe Ministri Aliu kanë nënshkruar marrëveshjen në fjalë, projekt pjesë e të cilit janë edhe tri komuna të tjera./rajonipress/