Fundamenti

Diaspora po vazhdon të investojë në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bern të Zvicrës, në prezencë të Kryeministrit Albin Kurti dhe Ambasadorit Mentor Latifi kemi nënshkruar kushtet e dakorduara për bashkëpunim dhe investim në vlerë prej 7.3 milionë eurosh që parashihet të investohen në ndërtimin e impiantit të prodhimit të biogasit, nga mërgimtari Fidan Haradini ka shkruar Kadri Rahimaj.

Postimi i plotë:

Kapitali i diasporës çdo ditë e më shumë po kanalizohet në projekte të rëndësishme dhe zhvillimore për Kosovën. Ky impiant do të prodhojë 1 MG energji elektrike dhe 1 MË energji për ngrohje.

Prodhimi i biogasit në Kamenicë, pritet të avancojë e zhvillojë edhe sektorët si bujqesia dhe mbeturinat.

Fundamenti

Kjo nënkupton që fermerët tanë mund të kenë bashkëpunim të ngushtë me këtë impiant në të ardhmen, përveç investimeve vetanake nga investitori.

Në anën tjetër, impiantët e tillë kanë rëndësi të veçantë edhe në tërheqjen e investimeve tjera në industri apo prodhimtari tjera ku kërkohet energji e mjaftueshme, e pavarur, ekonomike dhe stabile.

Përveç ndikimeve tjera, impiantët e biogazit kanë edhe qëllime më të gjera ekonomike, të mbështetura dhe të përkrahura nga institucionet dhe organizata ndërkombëtare si BE dhe OKB.

Përfitimet tjera ekonomike nga një impiant i tillë janë edhe:

  • Promovimi dhe forcimi i zonave rurale
  • Prodhimi i energjisë nga produktet bujqësore dhe plehut të kafshëve
  • Uljen e emetimeve të CO2 përmes zëvendësimit të qymyrit, druve, derivateve dhe formave konvencionale të ngrohjes
  • Ruajtja e burimeve natyrore
  • Forcimi dhe mbështetja e energjive të rinovueshme
  • Heqja e nevojës për depozitimin dhe shfrytëzimin e mbetjeve organike dhe
  • Minimizimi i emetimeve të gazrave serrë.
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.