Nënshkruhet marrëveshja për angazhimin e praktikantëve në komunën e Kamenicës
Kamenicë – Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Burbuqe Leka ka pritur në takim Këshilltarin e Qendrës për Karrierë, Eroll Morina, ku në këtë takim është nënshkruar marrëveshja për angazhimin e praktikantëve brenda komunës.
“Kjo marrëveshje ka si qëllim ofrimin e mundësive për nxënësit e IAAP “Andrea Durrsakut” që të fitojnë përvojë të vlefshme profesionale nëpërmjet praktikës në departamentet tona. Praktikantët do të kontribuojnë me ide të freskëta dhe energji, ndërsa do të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale. Faleminderit Qendrës së Karrierës, përkatësisht këshilltarit të Qendrës për karrierë, z.Eroll Morina për bashkëpunimin dhe gjithë atyre që do të angazhohen në këtë iniciativë”, ka thënë Leka./rajonipress/