Kamberi në ekipin e javës së Zvicrës

Florian Kamberi ka realizuar një gol fantastik, i cili na kujton atë të disa javëve më parë të sulmuesit të Romsë, Stefan El Shaarawy.
Kamberi, i cili aktualisht luan Grasshoppers, ka shënuar një gol të bukur me thembër ndaj Young Boys në minutën e 31-të.
Kjo ka bërë që mediat zvicerane t’i bëjnë një vend në formacionin e javës së ligës elitare zvicerane.
Por, për ato nuk kanë pasur vend për Armando Sadikun, i cili me dy gola dhe dhe asiste nuk gjendet në ekipin e xhiros së ligës së parë zvicerane. /Telegrafi/