Myrto Uzuni drejt largimit nga Granada, refuzon të stërvitet dhe është pranë transferimit në Amerikë
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, pritet të largohet nga Granada gjatë afatit kalimtar të janarit.
Uzuni tashmë ka refuzuar të stërvitet me skuadrën spanjolle dhe është duke kërkuar një aventurë të re, shkruan Indeksonline
Lajmin e bëri të ditur edhe vet trajneri i Granadas, Fran Escriba.
“Myrto Uzuni nuk po stërvitet me ne, dhe nëse një lojtar nuk e bën këtë, unë nuk e llogartii si pjesë e planeve të mia”, u shpreh Escriba
Raportohet se lojtari “kuqezi” ka ofertë nga Amerika dhe skuadra që bën gara në MLS, Austin FC tashmë ka filluar negociatat./Indeksonline/