Fundamenti

Kaloritë emocionale me kujtime shpresëdhënëse

/ 8 minuta lexim
Uji Dea

Nga Arsim Halili: Bilall Maliqi ka nisur një rrugë të mbarë e sukseseve të tij krijuese. Në sfondin e krijimtarisë së tij artistike letrare, dita e ditës i shtohen botimet të reja.

Kësaj radhe për dallim nga botimet paraprake, para lexuesve poeti Bilall Maliqi, vjen në dy drejtime hapësinore dhe gjuhësore, por në evulim të përbashkët emocional, atë të muzës poetike.

Tani poezia e Maliqit nuk përjetohet e lexohet, vetëm brenda lexuesit shqiptar, ajo tani gjendet përtej Adriatikut, gjendet edhe tek lexuesi Italian. Dhe kjo vjen fal publicistit, poetit kosovar Engjëll Koliqi.

Për rëndësinë e saj qoftë në aspektin artistik- letrar, filozofik, sonoritetin e saj në këtë gjuhë, sigurisht se nuk mund të flas unë brenda këtij këndëvështrimi teorik. Engjëll Koliqi, sado pak si përkthyes në pasthënien e tij e ka thënë fjalën e tij edhe në gjuhën shqipe edhe në gjuhën në të cilën është përkthyer vepra, respektivisht përmbledhja poetike “ Nën strehën e kujtimeve” & “ Sotto la gronda dei ricordi” .

Fillimisht do të ndalem në aspektin përgjithësues, më pas edhe atë veçues të interpretimit tim, brenda kësaj përmbledhje poetike. Libri vjen në serinë e botimeve të shtëpisë botuese “ Beqir Musliu “ Gjilan , redaktor: Sabit Rrustemi dhe recensentëve : Albina Idrizi dhe Nexhat Rexha, fq 76, botimi në Prishtinë.

Me që libri është një përzgjedhje e lirikave,kryesisht të dashurisë, ndaj nuk është ndarë në cikle, por paraqitja e poezisë është bërë një herë në shqip, fill pas saj përkthimi në italisht. Cili do të ishte impresioni lexuesit për t’u futur brenda librit të Bilall Maliqit “ Nën strehën e kujtimeve” & “ Sotto la gronda dei ricordi”, vargu i tij është fluid dhe se ka ndikimi psikologjik, gjë që ndikon në relaksim tek lexuesi, natyrisht edhe përmbajtësor, dukshëm është e pranishëm qoftë sonoriteti dëgjimor e kompozicional nga vargu në varg, ndjeshmëria emocionale, qasja dialoguese e vërshuar herë pas here me personazhe anonime, por të justifikuar përmes përemrave vetor “ unë – ti”.

Shihet qartë se nuk tregohet një egocentrizëm poetik, ai me ose pa pahir futet thellë në ndjeshmërinë e “X” personazhit poetik, duke i dhënë hapësirë edhe tjetrit. Jo për të qëndruar vetëm si një shtyllë kurrizore, i/e harruar, i dështuar, i pa precizuar në vendin e tij, por i jep hapësirë lojaliteti, komunikimi, interferimi, secilit veç e veç. Për poetin është rënduese dhe e pa arsyeshme vetmia edhe pse ndodh ndonjëherë kjo gjë. Flutron në kaltërsi qiellore, i shmanget ballafaqimit, kjo më së miri mund të shihet tek poezia :

VETMIA JOTE

Ditët rrëshqasin nëpër damër kohe
Stina e fillimit prekur kishte mallin

Shtigjeve të arnuara ngjitet shpresa
Hipur në kalë të bardhë ashtu molisur.

Duke qenë se poeti, trajton motivin e dashurisë, detyrimisht për të, nuk ka qenë as pak e lehtë qëndrueshmëria në prezantim dhe reprezentim të vargut, pa u përsëritur, ajo çka mund të vërehet gjatë gjithë përmbledhjes poetike, poeti është balancuar në strukturën e vargut, rrjedhimisht simetria dhe asimetria ndjesore, nuk e humb kuptim, ai kur në varg sheh pesimizëm, dhembje e arsyeton atë, duke qenë edhe shpresëdhënës, ai nuk mbyll asnjëherë të gjitha portat i lë të hapura, që të ketë mundësi të zgjidh kontestet pasurimit shpirtëror e fizik. Më së miri shohim në vargjet :

HAPE PORTËN

Mos e mbyll portën e dashurisë
Më lë të shikoj, të ngopem
Të shfryhem njëherë
Dua qetësisht

Shihet qartë se gjatë gjithë rrugëtimit poetik në përmbledhjen: “Nën strehën e kujtimeve” & “ Sotto la gronda dei ricordi”, nocioni “Dhembje-Mall- Shpresë ”Duket se është mjaft i faktorizuar, thuaj se në secilën poezi, qoftë veç e veç, qoftë edhe si alternim i përbashkët i këtyre nocioneve si: binom apo trinom poetik. Sepse pritjet, shpresat, rëndesat kohore , ikjet, trishtimet , ndonjëherë edhe iluzionet perceptive të së bukurës gjithnjë qëndrojnë të pamposhtura stoike, ecën të sigurta në vertikalet e jetës më së miri poeti këtë zë kumbuese paraqet përmes vargjeve:

Eco Higjiena

MË MAJE TË VERTIKALES

Gjithë kund kërkuar kam
Sybukurën me (z)emër

Bukuri e saj
Peizazh mahnitës.

Pra shihet se poeti hapëron në rrugë, ai nuk kërkon mbylljen e tyre,nga ajo që tha më lart shihet se alternon zërin e tij të relacionit emotiv, përshkrues, me pigmentet e të bukurës dhe reales. Narracionin e tij krijues nuk mundohet dhe nuk do që të fus në qorrsokak, ngacmimet intraverte që i bartë përmes poezisë së tij, i dekonspiron, aq sa duhet dhe mund t’i qaset lexuesi në deshifrimin e vargjeve. Kjo vërehet përmes vargut akrostik në poezinë “ Hija le të më ndjek” .

Poeti Maliqi në arealin e tij poetik, me mjaft mjeshtëri transponon peizazhin natyror, duke e pigmentizuar atë, varësisht nga këndet e ndryshme stinore, duke thithë oksigjenin e gjithë asaj që është edhe e bukur edhe e natyrshme, por asnjëherë e neveritshme.
Hapësira qiellore, apo hapësira blu, si aleternim figuracioni i lirisë së fluturimit qiellor, pa barriera e gjithë asaj që duhet lihet të lëviz në trajektoren e pakufishme, vallë a nuk është dashuria?!

Dhe jo rastësisht është bërë edhe përzgjedhja e pikturës në ballinë, nga piktori i njohur Jetullah Haliti- Eti “ Pëllumbat e paqes”, ata duhet të fluturojnë të qetë edhe duhet të aterojnë të qetë, ku tjetër, pos në strehë të kujtimeve të së shkuarës, të paharruarës, natyrisht edhe të ardhmes, duke thur plotë ëndrra të bukura, a nuk është kjo dashuria ?!

Më së miri kjo mund të vërehet edhe tek poezia “ Idil e ngjyrosur”, se për poetin Maliqi, koha është e artë dhe këtë gradacion që ai e jep për kohën, asnjëherë nuk e minimizon e as nuk e eksponon atë si të humbur, nuk e tejkalon si të tillë duke injoruar, apo edhe harruar fare, sa do që mund të jetëshkurtër.

Poeti e paraqet përmes këtyre vargjeve ” Çast takimi” fq 8, “ Moti i pestë” fq 26 ” Në kalendar të dhembjes” fq 44 , poeti ec në binar të arsyes i palëkundur, duke e kujtuar me devocion kohën e shumëzuar me plotë ngjarje jetësore, pro et contra intersave jetike personale, apo edhe kolektive. Poeti Maliqi personifikon engjullin si simbol i dashurisë së pastër, agimet mëngjesore si pikë fillim i një dashurie të bardhë, apo hënën dhe yjet e një dashuri reale të përhumbur në errësirë, por ajo është pra hëna si dëshmitare e bashkëdyzimeve.

Ndonjë herë pa dashjen tonë, këtë rast edhe pa dashjen e poetit paraqitet mjegullnajë, muzgu e tretë atë dashuri e Hijena përballë kësaj rri duke qeshur e gëzuar për këtë humbje të lumturisë njerëzore. Le t’i referohemi një citati:

“ Është e pamundur edhe të dashurosh edhe të jesh i urtë edhe i mençur” Bekon

Nga kjo shihet se realizmi i qëllimit, mbarëvajtja e saj e arsyeton edhe shpirtin rebelues të poetit, herë-herë edhe në kontradiksion me parimet dhe me vet karakterin e njeriut, një gjë të tillë mund të shohim edhe tek poezia “ Brenda teje” e që poeti kërkon të hyj në shpirtin e dikujt tjetër ndoshta edhe pa trokitur fare, por fiksioni tij domosdo kërkon realizmin e qëllimit.

Për poezinë e Bilall Maliqit, ka shumë çka të flitet dhe trajtohet, por jam mundur që brenda këtij këndvështrimi të akceptoj në syzheun artistik, filtrues, ato gjëra që mund të jenë qenësore dhe të veçantat për poezitë e përzgjedhura brenda kësaj përmbledhje poetike.

Shihet qartë se vargu i tij nuk është shterues as në aspektin stilistik e ideo-estetik, është kompozicional, me tonalitet ekspresiv , univers mendimesh hapësinore, kohore, qoftë e natyralizuar, apo edhe shtruar një rrugë fiktive me barrierat që na përcjellin edhe padashjen tonë në jetë.