UBT

Shkodra: Ne jemi gjithmonë të hapur për bashkëpunim, ndërsa prania policore do të jetë e vazhdueshme në shkolla

/ 3 minuta lexim
HW

Kamenicë – Në një takim të përbashkët mes Drejtorisë së Arsimit dhe Policisë së Kosovës për sigurinë në shkolla, është thënë se të gjitha shkollat janë të pajisura me kamera sigurie, me bocë për fikjen e zjarrit dhe me kuti të emergjencës. Sot niveli i sigurisë në shkolla është i kënaqshëm, por rruga e bashkëpunimit mbetet e hapur në mënyrë që kjo siguri të jetë e plotë.

Drejtoria e Arsimit dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar takim lidhur me temën “Siguria në shkolla dhe avancimi i bashkëpunimit”.

Në këtë takim morën pjesë Drejtori i Arsimit, Afrim Dervishi, Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës, Agron Rukiqi, Komandanti i Policisë në Kamenicë, Basri Shkodra, si dhe drejtorë dhe staf mësimdhënës nga shkollat e Kamenicës.

Drejtori i Arsimit, Afrim Dervishi, falënderoi pjesëmarrësit duke theksuar rëndësinë e këtij takimi, pasi bëhet fjalë për sigurinë e fëmijëve.

“Si Drejtori e Arsimit, çdoherë kemi qenë të gatshëm të bashkëpunojmë me Policinë për të gjitha elementet që lidhen me forcimin e sigurisë në shkollat tona. Tashmë të gjitha shkollat janë të pajisura me kamera sigurie, me bocë për fikjen e zjarrit dhe me kuti të emergjencës. Sot niveli i sigurisë në shkolla është i kënaqshëm, por rruga e bashkëpunimit mbetet e hapur në mënyrë që kjo siguri të jetë e plotë”, u shpreh ai.

Mobi Casa

Ndërsa Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës, Agron Rukiqi, tha se si institucion janë gjithmonë të gatshëm për bashkëpunim në lidhje me sigurinë në shkolla.

“Ne kemi planin operativ Siguria në shkolla, i cili rregullon këtë çështje nga niveli më i lartë deri tek ai më i ulët. Po ashtu, për ne është me interes të rritet bashkëpunimi dhe të aktivizohet bashkëveprimi mes policisë, shkollës dhe prindërve, në mënyrë që të zhvillohen më shumë takime për parandalimin e incidenteve të mundshme. Me rëndësi është edhe shkëmbimi i informacionit për nxënësit më problematikë”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, Komandanti i Policisë në Kamenicë, Basri Shkodra, potencoi se do të vazhdojnë takimet e rregullta për të forcuar sigurinë në shkolla.

“Ne do të takohemi me secilin prej jush, në mënyrë që të njoftohemi me problematikat dhe me nevojat për ndryshime. Po ashtu, do të përfshihen edhe profesionistë në ligjëratat që do të mbahen për tema të ndryshme. Ne jemi gjithmonë të hapur për bashkëpunim, ndërsa prania policore do të jetë e vazhdueshme në shkolla”, tha ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.