Hidromorava

Selami Zylfiu nderohet nga Ministria për kontribut të jashtëzakonshëm në shërbimin civil

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Selami Zylfiu, ushtrues detyre i Udhëheqësit për Buxhet dhe Financa dhe njëherësh zyrtar certifikues në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa të Komunës së Kamenicës, është vlerësuar me mirënjohje nga Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike për kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar ndër vite në shërbimin civil të Republikës së Kosovës.

Mirënjohja iu nda në një ceremoni solemne të organizuar në Prishtinë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Publik, ku u nderuan zyrtarë të dalluar për punën dhe angazhimin e tyre në forcimin e administratës publike dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët.

Çmimin për Zylfiun e dorëzoi ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, ndërsa në këtë ngjarje mori pjesë edhe Albin Kurti, i cili vlerësoi lart rolin e shërbyesve civilë në ndërtimin e institucioneve të besueshme dhe në rritjen e besimit të qytetarëve ndaj administratës publike.

KKVITI

Me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në sektorin e financave publike, Selami Zylfiu njihet si një nga profesionistët më të përkushtuar në administratën komunale të Kamenicës. Puna e tij është karakterizuar nga përgjegjshmëria, integriteti profesional dhe menaxhimi efikas i proceseve financiare, duke kontribuar në funksionimin transparent dhe të qëndrueshëm të institucioneve lokale.

Ky vlerësim konsiderohet një dëshmi e punës së palodhshme dhe e standardeve të larta profesionale që Zylfiu ka kultivuar ndër vite, duke u bërë shembull i një shërbyesi civil që me përkushtim dhe kompetencë i shërben interesit publik dhe zhvillimit institucional./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.