HW

Kryeziu: Për qeveri stabile, duhet të ketë një koalicion LVV-PDK

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka vlerësuar se subjektet politike parlamentare duhet të diskutojnë njëkohësisht për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës.

Kryeziu tha në Tv Dukagjini, ndonëse sipas rendit kushtetues fillimisht duhet të konstituohet Kuvendi dhe të formohet Qeveria, zgjedhja e presidentit nuk mund të realizohet pa një marrëveshje të gjerë politike.

“Së pari duhet të konstituohet Parlamenti dhe të zgjidhet Qeveria, ndërsa më vonë duhet të zgjidhet edhe Presidenti brenda afateve kushtetuese. Kjo nuk mund të bëhet pa një marrëveshje apo konsensus të plotë dhe serioz mes partive më të mëdha politike shqiptare në Kosovë”, tha ai.

Kryeziu theksoi se për një qeveri stabile dhe për të siguruar votat e nevojshme për miratimin e ligjeve dhe zgjedhjen e presidentit, nevojitet një koalicion më i gjerë politik.

Sipas tij, zgjidhja më e qëndrueshme do të ishte një bashkëpunim ndërmjet LVV dhe PDK, megjithëse pranoi se klima aktuale politike nuk favorizon një marrëveshje të tillë.

“Duke pasur parasysh gjuhën e vrazhdë politike që po përdoret aktualisht, mundësitë për një marrëveshje mes partive kryesore (LVV-PDK) janë të kufizuara. Në këto rrethana, ekziston mundësia që me pjesëmarrjen e LDK-së dhe AAK-së të krijohet një shumicë që mund të formojë Qeverinë dhe ta zgjedhë presidentin e ardhshëm”, u shpreh ai.

Hidromorava

Ish-anëtari i Kushtetueses hodhi poshtë pretendimet se kriza aktuale ka bazë kushtetuese, duke insistuar se pengesat janë kryesisht politike.

“Këtu nuk ka problem apo pengesë kushtetuese. Pengesa kryesore janë mosmarrëveshjet politike mes subjekteve, të cilat nuk po tregojnë gatishmëri për të arritur konsensuset e nevojshme”, deklaroi Kryeziu.

Ai kujtoi se në të kaluarën zgjedhja e presidentit është paraprirë nga marrëveshje koalicioni që kanë përfshirë ndarjen e përgjegjësive shtetërore, ndërsa këtë herë, sipas tij, partitë janë mbështetur vetëm te mirëbesimi, pa arritur rezultat.

“Këtë herë nuk është arritur një marrëveshje e tillë dhe përpjekjet e bazuara vetëm në mirëbesim nuk kanë prodhuar zgjidhje. Partitë duhet të jenë shumë më serioze në qasjen e tyre”, tha ai.

Kryeziu vlerësoi se përgjegjësia kryesore për nisjen e dialogut u takon fituesve të zgjedhjeve.

“Lëvizja Vetëvendosje, si partia më e madhe, duhet të ulet dhe të diskutojë seriozisht me subjektet e tjera politike për të nxjerrë një president konsensual. Një president i tillë do të shmangte pengesat për funksionimin normal të institucioneve dhe për zhvillimin e politikave të brendshme dhe të jashtme të vendit”, përfundoi ai./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.