FIDANISHTJA

Kallëzimin penal të PDK-së kundër Alban Hysenit pritet ta hetoj Prokuroria Speciale e Kosovës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – PDK e Gjilanit në prill, të vitit 2025 ka deponuar në Prokurorinë e Gjilanit një kallëzim penal kundër Alban Hysenit, për shkelje të rënda ligjore, keqpërdorime financiare dhe abuzime me paranë publike të qytetarëve të Gjilanit. Mirëpo këtë kallëzim penal nuk pritet ta hetoj Prokuroria e Gjilanit, por Prokuroria Speciale e Kosovës.

Arben Kadriu kryeprokuror në Gjilan ka thënë për rajonipress se ata zyrtarisht e kanë pranuar kallëzimin penal të PDK-së, por se i njëjti do të hetohet nga Prokuroria Speciale.

“Komunat nuk kanë kompetenca ta hetojnë kryetarin e komunës sepse për hetime të tilla është Prokuroria Speciale dhe ne me kohë e kemi përcjell lëndën në Prishtinë” tha Kadriu.

Ndryshe kallëzimi penal i PDK-së është përpiluar bazuar në raportin zyrtar financiar të komunës dhe në raportin e punës së kryetarit për vitin 2024 janë konstatuar shkelje të rënda ligjore, keqpërdorime financiare dhe abuzime me paranë publike të qytetarëve të Gjilanit.

Sipas njoftimit të PDK-së janë mbi 1.1 milion euro që u shpenzuan nga buxheti komunal gjatë vitit të kaluar për 400 kontrata për punësime të jashtëligjshme që janë bërë drejtpërdrejtë nga kryetari z.Hyseni pa asnjë procedurë të rregullt dhe pa kurrfarë konkursi publik.

Uji Dea

Në raportin e punës së tij kryetari i komunës ka deklaruar se i ka bërë 354 kontrata në vepër për punësime në administratën komunale dhe 46 punësime tjera në QKMF përmes tenderit dhe kontratës me operatorin ekonomik “KOSOVAMED”. Pra janë 400 punësime të jashtëligjshme që i kanë shkaktuar dëmë prej 1.1 milion euro buxheti komunal.

Ndërsa në anën tjetër i njëjti kryetar komune nuk ka vazhduar subvencionimin e pjesshëm të e kontratave të punës për personat me aftësi të komunës, të cilët kanë qenë të punësuar tek bizneset private. Ky projekt ishte propozuar nga PDK dhe që ishte miratuar në Kuvendin Komunal Gjilan. Arsye e ndërprerjes së këtij subvencionimi ka ndodhë për shkak se OJQ-të kishin organizuar dhe mbajtur protesta para komunës së Gjilanit, për shkak mos pagesave me kohë të OJQ-ve për personat me aftësi të kufizuara.

Ky është vetëm njëri nga rastet e abuzimeve të mëdha financiare për të cilin Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan sot e ka deponuar në Prokurorinë Themelore, e së shpejti do të deponojmë edhe rastet tjera të keqpërdorimeve me tenderë dhe projekte tjera kapitale.

Komuna e Gjilanit është në gjendje të jashtëzakonshme buxhetore nga viti 2023 dhe këtë gjendje më së miri e dëshmojnë mbi 7 milion euro që u paguan nga buxheti komunal gjatë vitit 2024 për ekzekutimin e vendime të gjykatave, që palët e ndryshme e kanë paditur komunën për obligime të ndryshme që nuk janë paguar ne kohë, si pasojë e planifikimit dhe menaxhimit të keq të kësaj qeverisje komunale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.