Hidromorava

Kah po shkon Libia, pas triumfit të Revolucionit 2011?

/ 7 minuta lexim
Uji Dea

Nga Mergim Saqipi – Pranvera arabe, si proces i filluar me qëllim të demokratizimit të shoqërisë arabe, që sundohej nga diktatorët e ashpër,së pari kishte filluar në Tunizi, me rrëzimin e diktatorit Zejn ben Aliut. Pastaj, është shtrirë edhe në vendet e tjera arabe përreth, duke e përfshirë edhe Libinë.

Trazirat në Libi kishin filluar në qytetin Bengazi.Gadafi për demonstratat e parathoshte se, këto i bëjnë të rinjtë të cilët janë të indoktrinuar e të mashtruar, ndërsa me vazhdimin e tyre, demonstruesit quajti grupe terroriste që e rrezikojnë sigurinë e vendit. Prandaj, ai kishte urdhëruar armatosjen e popullit për mbrojtjen e vendit, duke i hapur magazinat e armëve.

Armatosja e popullit nuk funksionoi siç e kishte menduar Gadafi, sepse populli nuk u rreshtua në anën e tij, por në anën e kryengritësve. Kryengritësve i’u kishin bashkuar ushtarak e politikan të cilët i dhanë frymëzim revolucionit të armatosur. Gadafi e përdori ushtrinë kundër grupeve të armatosura, të cilat shënonin rritje edhe suksese në teren. Libinë, vërtetë e kishte përfshirë një luftë e ashpër civile, e cila shkaktoi shkatërrime të shumta, viktima në njerëz dhe pasoja shumë të rënda ekonomike. Në këtë luftë ka qenë i implikuar edhe faktori i huaj ushtarak, mandej Franca pa lejen e OKB-së, duke e sulmuar ushtrinë dhe infrastrukturën ushtarake të Libisë.

Ky revolucion i armatosur i dha fund epokës 42-vjeçare të Kolonel Gadafit, i cili edhe u vra nga kryengritësit në Sirt, në vitin 2011. Megjithatë, periudha pas Gadafit, ishte një periudhë e rëndë, për krijimin e paqes në këtë vend. Nga uniteti që ishte për rrëzimin e sistemit të Gadafit dhe entuziazmit popullor, për ndërtimin e një shteti demokratik, mbetet një ëndërr e pa realizuar. Realiteti i krijuar po bëhet i pa qartë, situata më konfuze, për shkak të luftërave të brendshme, përçarjeve e mospajtimeve politike. Ndërkaq, pasiguria për qytetarët po shtohej, ekonomia e shkatërruar,ngadalë po ringjallej, e taksën për këtë po e paguan populli libian.

Për fat të keq, qeveritë pos gadafiane të një pas njëshme, nuk kanë pasur asnjë përpjekje serioze për të gjetur një zgjidhje praktike, për ç’armatosjen e popullatës si dhe grupeve të tjera të armatosura, megjithatë nuk arritën vendosjen e një rendi shtetëror të sigurisë në tërë territorin e shtetit. Udhëheqja e atyre qeverive, mund të quhet edhe “katastrofike”, në fakt ishte edhe dështimi i elitave politike, për të vepruar, për një qëllim më të lartë shtetëror, e i cili do të ishte, stabilizimi i vendit apo krijimi një qeverie unike, me ushtri dhe polici.

Duket se situata në Libi, është aq e keqe sa që të gjithë i akuzojnë të gjithë dhe çdo lider paraqet veten si shpëtimtar. Më e keqja është që, secila parti po përpiqet që të gjejë një aleat rajonal ose ndërkombëtar. Siguria kombëtare e Libisë është në rrezik, sepse dakordimi dhe pajtimi nuk janë arritur deri më tani në bisedimet në mes të palëve dhe gjërat janë ashpërsuar shumë në mes tyre.

Kështu që, Marshal Khalifa Hefter dhe mbështetësit, e kanë filluar luftën e armatosur kundër qeverisë së zgjedhur të Faiz Sarrazh, e cila edhe është e njohur ndërkombëtarisht.

Lidhur me gjendjen e krijuar në Libi, përfaqësuesi i OKB-së, “Salameh” cili është i caktuar për të ndërmjetësuar në mes të palëve në Libi, kishte deklaruar në një intervistë: “Mendoj, se nuk ka konsensus për këtë në Këshillin e Sigurimit. Unë jam i shqetësuar për këto ndarje në Këshillin e Sigurimit, ashtu siç jam i shqetësuar për luftën në teren.

Nëse del se fuqitë kryesore qëndrojnë kundër njëri-tjetrit në Tripoli, kjo nuk do të ndihmojë në gjetjen e një rruge nga kriza aktuale. Ndërsa, presidenti i Parlamentit Europian Antonio Tiani, i bëri thirrje qeverive italiane dhe franceze, që të “përfundojnë sezonën e betejës në mes tyre dhe të arrijnë një zgjidhje për të stabilizuar Libinë”.

Uji Dea

Disa shtete të huaja, e kanë ndihmuar Marshalin Khalifa Hefter për shkak të përpjekjeve të tij,për të luftuar terrorizmin në tre vitet e fundit. Ai ende ka mbështetjen e disa vendeve arabe dhe evropiane, por tani, ai i ka shpalosur objektivat e qarta politike: kontrollin e kryeqytetit-Tripoli, ku një e treta e popullsisë jeton aty dhe janë të vendosura të gjitha institucionet kryesore shtetërore.

Interesi i palëve të brendshme dhe i aleatëve të tyre -është kontrollimi i burimeve të naftës

Marshali Khalefa Hefter, nuk ka vetëm tendenca politike për marrjen e pushtetit, por edhe interesa ekonomike. Ai, në fillim kishte kërkuar që në Bengazi, të jetë një bankë e cila do të jetë e pavarur nga Banka Qendrore e Tripolit
Kështu që, në një farë mënyrë përgatitet një teren, që më pas të krijohen kushtet për ndonjë ndarje, një rregullim tjetër shtetëror, nëse nuk arrin t’a kontrolloj Tripolin.Kërkesa e tillë,është kundër një pushteti të centralizuar, një Libie unike. Një gjë e tillë mund edhe të ndodhë, duke u bazuar në traditat e arabëve për nxitje të përçarjes, të ndihmuara nga të huajt, për krijimin e mini-shteteve të dobëta.

Unë mendoj që, nuk është dashur që gjërat të arrijnë deri aty, që vendi të futet në luftë civile,e cila po shkakton shumë viktima dhe ikjen e qytetareve jashtë vendit, si refugjat. Po ashtu, do të krijohet një urrejtje afatgjate në mes tëpalëve dhe kjo nuk është në favor të unitetit të kombit libian.

Bisedimet janë alternativa e vetme, që palët të ulen në tryezë diskutimi, së bashku me përfaqësuesit e OKB-së dhe të diskutojnë për të gjitha mundësitë dhe alternativat, për arritjen e një objektivi të përbashkët, për një të ardhme të Libisë, gjithsesi duke krijuar kushtet favorshme, për zhvillim ekonomik më të mirë, për investime vendore dhe investime të kompanive ndërkombëtare, por nëse paraprakisht krijohet paqe dhe siguri. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër, për të dalur nga situata e krijuar, përveç organizimit të zgjedhjeve demokratike, të monitoruara nga ndërkombëtarët, prej të cilave do të diltenjë autoritet i ri legjislativ, i pranuar nga të gjitha palët, e i cili do të merrte mbi supe zhvillimin dhe demokratizimin e vendit.

Në Libi, po kërkon rikthim djali i Gadafit, Saif al-Islam, i cili nga gjykata libiane ishte shpallur i pa fajshëm, për të bëmat e sistemit të Gadafit. Tani po punon intensivisht, në projektin e tij elektoral, që e përfshin një vizion të plotë social dhe ekonomiko-politik.

Prandaj, aktiviteti i tij është i orientuar në teren, përkatësisht në kontakte me krerët e fiseve, për të shpalosur programin e tij. Saif al-Islam kërkon që, në radhë të parë të gjejë zgjidhje për situatën politike, t’i jap fund dallimeve dhe të bashkojë shtetin libian, për të filluar punën në projektin e madh ekonomik, në bashkëpunim me disa vende të cilate mbështesin stabilitetin në Libi. Megjithatë, fati i shtetit të Libisë është në duart e libiasëve.

Autori është politikolog, i lindur dhe i shkolluar në Libi