Hidromorava

Parashikimi i motit për sot

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën në Kosovë do të mbajtë mot me vranësira, duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.

Hidromorava

“Të dielen paraqiten kushte krejtësisht tjera meteorologjike, pasi që qielli do të mbulohet me vranësira të mesme dhe të ulëta duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Shtrirja e reshjeve si zakonisht nuk do të jetë e ngjajshme në gjithë territorin, por përgjithësisht sasitë do të jenë mesatare deri të larta. Sa i përketë situatës termike parashihet të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.”