Kadriu viziton Panairin e Librit

Gjilan – Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, të enjten ka vizituar panairin e dyzetenjë të librit “Gjilani 2013”, i cili po mbahet në hollin e Teatrit të Qytetit.
Ai është shoqëruar nga bartësi i listës Selami Xhemaili, nënkryetari i degës së AAK-së Fadil Gashi dhe sekretari i përgjithshëm Nazim Gagica, të cilët kanë vizituar panairin duke blerë kështu tituj të ndryshëm.
Kadriu ka uruar hapjen e panairit, duke i bërë thirrje qytetarëve që ta vizitojnë atë, të blejnë libra dhe të ndihmojnë në avancimin e kulturës së të lexuarit në qytetin tonë.
Këtë panair poashtu e ka vizituar edhe Aleanca e Gruas në Gjilan, në përbërje të kryetares Ajtene Shahiqi dhe sekretares organizative Xhylie Hajdari. /rajonipress/