Hidromorava

Kadri Rahimaj krijon ura bashkëpunimi me qytetin japonez Yamaguchi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Nder dhe kënaqësi të takohem me z. Kazuki Ito, Kryetarin e qytetit Yamaguchi të Japonisë. Së bashku me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Japoni, z. Sabri Kiçmari, kemi vazhduar me aktivitetin e radhës ku pata kënaqësinë të takoj Kryetarin e Qytetit të Yamaguchi-t, z. Kazuki Ito, në një pritje të ngrohtë e miqësore, ku në theks ishte krijimi i urave të bashkëpunimit ndërmjet qyteteve tona ka shkruar Kadri Rahimaj.

Postimi i plotë:

Yamaguchi është një qytet i njohur në Japoni për cilësinë e lartë të arsimit dhe traditën universitare, zhvillimin e qëndrueshëm rural dhe agroturizmin, menaxhimin me mjedisin si dhe organizimin e festivaleve kulturore tradicionale që ruajnë trashëgiminë japoneze.

Gjatë takimit diskutuam për bashkëpunim të ndërsjellë në fushat e arsimit, kulturës dhe agroturizmit, me theks të veçantë në krijimin e partneriteteve mes shkollave, projekteve rinore dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore.

Eco Higjiena

Si shenjë mirënjohjeje dhe respekti të ndërsjellë, këmbyem dhurata simbolike. Një nga dhuratat që i dorëzuam Kryetarit zt. Ohnishi ishte një pikturë e qytetit tonë të Kamenicës, e realizuar me shumë dashuri nga Medina Ramabaja, nxënëse e klasës së IX.

Kamenica do mbetet gjithmonë e hapur për miqësi ndërkombëtare që sjellin zhvillim dhe shkëmbim të përvojave mes komuniteteve tona.

Falënderim të veçantë për Ambasadorin tonë, z. Sabri Kiçmari, për përkrahjen dhe përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në Japoni!/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.