HIDROMORAVA

Rahimaj: Asociacioni i Komunave të Kosovës po shkelë statutin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Një organizatë që pretendon të mbrojë e përfaqësojë interesat e komunave po shkelë tash e një vit statutin e saj. Në të gjitha forumet, aty ku na është dhënë fjala, kemi kërkuar që AKK të jetë transparente, t’i respektojë anëtarët dhe t’i respektojë edhe vendimet e kuvendeve komunale thuhet në reagimin e Kadri Rahimajt.

Postimi i plotë:

Një gjë e tillë nuk po respektohet nga Drejtori i AKK i cili i ka siguruar vetes mandatin e përhershëm me statut ndërsa anëtarëve u ka pamundësuar frymën demokratike të veprimit.

HIDROMORAVA

Ne e kemi kuptuar që pjesëmarrja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Bord nuk është aspak e preferuar për ta. Sepse në shumë forume kemi kërkuar transparencën financiare dhe të vendimmarrjes, gjë e cila nuk ka ndodhur. Jemi përballur, dhe përballimi është me arrogancë të paparë në këtë drejtim.

Komunat janë financuese të AKK dhe në bazë të statutit kanë të drejta të plota. Prandaj, nëse AKK nuk do të veprojë sipas statutit të saj, përkatësisht nenit 4 për një Bord pluralist, ne do të iniciojmë rast në gjykatë.