Qytetarët me akuza për Rahimajn: Komuna duhet të merret me hallet jetike të qytetarëve

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kamenicë – Tre vite mandat e komuna as pastrimin e drunjëve pengues përreth saj nuk e ka bërë, as mbylljen e gropave nëpër këtë rrugë e lëre më të mendoj për zgjerimin e riasfaltimin e saj ka shkruar Arsim Thaqi derisa ka përmendur rrugën Dajkoc – Kolloleç.

Postimi i plotë:

Kjo është rruga Dajkoc – Kolloleç e që të dërgon në Hogosht, Kopërnicë e gjetiu e cila është në gjendje tepër të dëmtuar e ngushtë dhe vështirë e qarkullueshme, që ka nevojë për dorën e shtetit!

ZN

Kjo rrugë është me rëndësi për qytetarët e komunës sonë andaj kërkojmë nga kryetari Kadri Rahimaj që të merret me trajtimin e saj. Është kohë fushate për zgjedhje parlamentare, por, komuna duhet të merret me hallet jetike të qytetarëve!

Tre vite mandat e komuna as pastrimin e drunjëve pengues përreth saj nuk e ka bërë, as mbylljen e gropave nëpër këtë rrugë e lëre më të mendoj për zgjerimin e riasfaltimin e saj!