Kacafytje me kohën

Nga Ramadan Mehmeti – Prozë poetike

I verbër, në shtjellë të erës së egër, në vorbull të ujit të turbullt, pa gojë… në kacafytje me kohën shterpë.
Në mëngjes ëndërroj parajsën e humbur…
Në mesditë jetoj ferrin e gjetur!
Në mbrëmje përgjërohem në purgator.
E stinët bien mbi stuhitë, mbi mallkimet. Kafshohen mes vete. Shi, diell, borë, erë… Medet, askund shteg. Medet, ngado breg e breg e breg, pastaj det, e unë – në rrugë, eci, iki përtej shpirtit tim të lodhur.
Vetëm me ëndrra! Me gjethe të thara, tek i end era e vjeshtës nëpër rrugët e zbrazëta. Pa asnjë frymë kund, pa hije, vetëm me ndonjë xixë duhani të fortë, kaçak.
Medet, askund shteg.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS