RCCOLA

Ka filluar punimet Seminari i mësimit shqip në diasporë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Në organizim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës (MAShT) dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë (MAS), ka filluar të mërkurën Seminari i Mësimit plotësues në gjuhën shqipe në diasporë. Organizatorët kanë zgjedhur kësaj radhe qytetin e Beratit mikpritës të pjesëmarrësve të Seminarit të 10-të Mbarëkombëtar për Mësimin Plotësues të Gjuhës Shqipe në Diasporë, i cili po zhvillon punimet nga data 29 korrik- 1 gusht 2014.

Organizatorët kanë zgjedhur kësaj radhe qytetin e Beratit mikpritës të pjesëmarrësve të Seminarit të 10-të Mbarëkombëtar për Mësimin Plotësues.

Në organizim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës (MAShT) dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë (MAS), ka filluar të mërkurën Seminari i Mësimit plotësues në gjuhën shqipe në diasporë. Organizatorët kanë zgjedhur kësaj radhe qytetin e Beratit mikpritës të pjesëmarrësve të Seminarit të 10-të Mbarëkombëtar për Mësimin Plotësues të Gjuhës Shqipe në Diasporë, i cili po zhvillon punimet nga data 29 korrik- 1 gusht 2014.

Në hapjen e Seminarit, këshilltari i ministrit të arsimit të Kosovës, Buja, Azem Guri, ka theksuar rëndësinë e organizmit të këtij seminari, sa i përket ruajtjes së identitetit dhe edukimit të brezave në frymën kombëtare, thuhet në një njoftim nga ministria kosovare e arsimit. “Nuk është me rëndësi se ku jetoni e veproni, por e veçanta është se ju jeni angazhuar në funksion të së mirës së përgjithshme kombëtare: në ruajtjen e identitetit, kulturës dhe mbjelljen e dashurisë dhe respektin ndaj të folurës së të parëve tanë – gjuhës shqipe”, iu është drejtuar mësuesve ai.

UBT

Këshilltari Guri foli edhe për unifikimin e planprogrameve dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të të dyja shteteve, në zhvillimin e sistemeve arsimore dhe avancimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë.

Ndërsa, Zamira Gjini nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë theksoi se, bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë, Ministrisë së Arsimit të Kosovës dhe Ministrisë së Diasporës ka marrë dimension gjithëpërfshirës, për të hapur mundësi të reja të përfshirjes gjithnjë në rritje të fëmijëve shqiptarë në mësimin e gjuhës shqipe në diasporë.

Gjini vlerësoi lartë veprimtarinë e mësuesve të gjuhës shqipe në vende të ndryshme të botës. “Ju jeni misionarët e kombit jashtë atdheut, pasi përhapni dije dhe traditë në vendet ku jetoni. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka përparësi të punës së saj mbështetjen e veprimtarive mësimore të mësimit plotësues në diasporë”, është shprehur Gjini., përfundon njoftimi i MASHT të Kosovës./albinfo/