Fundamenti

Shqiptarët, të parët në rajon me më së shumti kërkesa për azil në BE

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin, në këtë periudhë ishin 845 kërkesa për azil në një nga vendet e Bashkimit Evropian.


Në muajin shkurt të këtij viti, shqiptarët kryesonin listën e azilkërkuesve nga Ballkani në vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin, në këtë periudhë ishin 845 kërkesa për azil në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

Hidromorava

Edhe Maqedonia e Veriut regjistroi numër të lartë aplikimesh, ndërsa listën me më pak kërkesa në rajon e mbyll Mali i Zi me 23 të tilla, raporton euronews, përcjell Albinfo.ch.

Edhe treguesit vjetorë për 2022-shin evidentojnë Shqipërinë ndër vendet e para në Europë, me 13.040 aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë. Shumica e shqiptarëve synojnë të gjejnë mbrojtje në Francë brenda shteteve të unionit, por vitin e kaluar, numri i kërkesave për azil shënoi rekord nga shtetasit shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, ku u raportuan rreth 16 mijë aplikime.

Sipas raportit të Agjencisë së BE-së, kjo kërkesë e lartë lidhet me faktorët politikë, socialë, vështirësitë ekonomike, pasiguria ushqimore, nxitur po ashtu dhe nga trazirat apo konfliktet./Albinfo.ch