Fundamenti

Jurgen Uldedaj mbetet i pamposhtur fiton ndaj boksierit kilian

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Jurgen Uldedaj ka regjistruar fitoren e 20- të në boksin profesionist. Boksieri shqiptar ka mposhtur edhe kundërshtatin e radhës, boksierin nga Kili, Gerardo Mellada. Ndeshja u zhvillua në “Co-op Live Arena” në Manchester, është arena më e madhe e brendshme në Angli me kapacitet 23 500 vende.

Ka qenë një ndeshje e fortë, e luftuar mes dy boksierëve, të cilët kanë qendruar të dy në këmbë deri në fundin e raundit të 10- të të parashikuar.

Në fund, me vendim unanim, gjyqtarët kanë shpallur fitues boksierin shqiptar, i cili koleksionon fitoren e 20- të në boksin profesionist.

Kampioni Jurgen Uldedaj, vinte në këtë ndeshje me një bilanc prej 19 fitoresh, me 10 vite pjesëmarrje në boksin profesionist.

ARKATANA

Aktualisht është boksieri shqiptar më i sukseshmi i rankuar në 15 boksierët më të mirë në 4 federatat kryesore të boksit profesionist botëror në: IBF, WBA, WBO, WBC. Rivali i tij, Gerardo Mellada deri mbrëmjen e 5 prillit, kishte koleksionuar me 12 fitore dhe 3 humbje.

Jurgen Uldedaj është pjesë e aktivitetit të klubit Anglez, që është numri 1 në botë “Queensberry Promotions”, me Promotor Frank Warren. stërvitet nën drejtimin e dy trainerëve me famë botërore Don Charles dhe Sepp Maurer.

Me fitoren e sotme, kampionit shqiptar i hapet rruga për titullin e madh botëror në peshën Cruiserweight, për të bërë realitet një ëndërr shqiptare, që edhe Shqipëtaria të ketë një titull të madh botëror në boksin profesionist.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.