UBT

Rrudhani: E veçantë të luajmë para tifozëve tanë, mbështetja e “Dardanëve” përparësi për ne

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon përgatitjet për ndeshjen e parë të “play-off” të Ligës së Kombeve ndaj Islandës, e cila zhvillohet të enjten nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në seancën stërvitore të mbajtur sot, përzgjedhësi Franco Foda ka vënë theksin te aspekti taktik, duke punuar me ekipin në vendosjen në fushë dhe organizimin e lojës në fazën defanzive dhe ofanzive, njofton FFK-ja.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka vijuar përgatitjet individuale për shkak të një lëndimi të pësuar të dielën para grumbullimit të ekipit me skuadrën e Napolit.

Ai ka kryer një pjesë të stërvitjes me grupin, por më pas ka stërvitur i diferencuar. Edhe mesfushori Valon Berisha, i cili ka ndier një shqetësim të vogël është stërvitur i diferencuar.

Fundamenti

Pas stërvitjes, mesfushori Donat Rrudhani ka folur për përgatitjet dhe rëndësinë e ndeshjes së të enjtes:

“Stërvitja ishte mjaft e mirë, punuam në aspektin taktik. E kemi analizuar Islandën dhe dimë pikët e forta dhe të dobëta të tyre. Shpresojmë t’i shfrytëzojmë maksimalisht. Synimi ynë është të fitojmë dhe të kalojmë në Ligën B. Besoj se çdo lojtar do ta japë maksimumin dhe se do të arrijmë objektivin tonë. Paraqitja në Prishtinë është një motiv shtesë për ne. Është ndjenjë e veçantë të luajmë para tifozëve tanë, ndërsa mbështetja e ‘Dardanëve’ është gjithmonë një avantazh i madh për ne”, ka theksuar Rrudhani.

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen kthyese ndaj Islandës më 23 mars në Murcia të Spanjës./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.