Fundamenti

Jeta në kredi

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Rifat P. nga Fushë-Kosova i kishte marrë 3 mijë euro kredi në kohën kur punonte si nënkontraktor në “Ferronikel”. Vetëm disa muaj më pas kriza e kishte prekur këtë fabrikë dhe për pasojë ai dhe kolegët e tij kishin mbetur pa punë, shkruan sot Koha Ditore.

Që nga ajo kohë Rifati më nuk kishte mundur të siguronte një vend pune të qëndrueshëm dhe për pasojë nuk kishte mundur të kthente kredinë që kishte marrë nga banka për shërim të familjarëve.

“Disa muaj jam përpjekur të jem i rregullt në kthimin e kësteve, por fillova të lë keq familjen. Pastaj nuk kam mundur më ta kthej kredinë, sepse të hyrat në punët e tjera që bëja nuk ishin as afër pagës që e merrja në ‘Ferronikel’. U vështirësua shumë jeta, sepse u rrit edhe presioni i bankës”, ka thënë ai. “Nuk bën me thënë kurrë, por nuk e besoj që prapë të hyj në kredi, e aq më pak për ndonjë gjë luksi”.

Uji Dea

Ky është njëri nga shumë qytetarët që janë në hall me kreditë që i kanë marrë. Rreth 2 miliardë euro është vlera e kredive që kanë marrë qytetarët dhe bizneset në bankat komerciale të Kosovës. Rreth 610 milionë euro është vlera e kredive familjare, ndërsa pjesa tjetër është dhënë për bizneset.

Eksperti për çështje ekonomike, Ibrahim Rexhepi, drejtor i institutit STRAS, thotë se mungesa e kulturës dhe e vetëdijes qytetare për arsyen e marrjes së kredisë dhe mungesa e menaxhimit të mirë të parasë shpesh i vë në vështirësi familjet për kthimin e kredive. Në kushte normale, sipas tij, qytetarët përmes kredive gjejnë financim për diçka, që në fakt, në rrethana të tjera e kanë pasur të pamundur.

Shkaqet e kredive të këqija vijnë edhe për shkak të tregut jostabil dhe mungesës së vendeve të qëndrueshme të punës, që bëjnë që qytetarët shpesh të mbesin pa punë, e që kjo pastaj reflektohet në moskthimin e kredive. (Koha Ditore)
© KOHA.net