Fundamenti

Shala kritikon Qeverinë: Minatorët në grevë tash e tri ditë, i keni mashtruar keq

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, në seancën e Kuvendit të enjten ka folur për gjendjen e minatorëve në Minierën e Trepçës.

Ai ka thënë se minatorët tash e tri ditë janë në grevë për shkak të kushteve të rënda, ndërsa për këtë gjendje ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për të cilën ka thënë se “i ka mashtruar keq”.

“Në Minierën e Trepçës po vazhdon sot dita e tretë e grevës. Minatorët në thellësi prej 700-800 metra sot kanë kërkesa elementare sociale, ekonomike e menaxheriale. Kanë kërkesë që të kenë siguri në punë, t’i gëzojnë pagat e meritueshme, të ndryshojnë një menaxhment joligjor dhe jofunksional. Të gjitha kërkesat e minatorëve i mbështesim sepse janë legjitime. I bëj thirrje Qeverisë që të reflektojë sepse situatën e kemi në përkeqësim të skajshëm”, është shprehur Shala para deputetëve.

Eco Higjiena

Deputeti i PDK-së ka thënë se asnjë nga institucionet shtetërore nuk i ka vizituar minatorët, ndërsa ka pyetur se “pse Qeveria po frikësohet të komunikojë me ta?”.

“Ku është Qeveria sot kur minatorët janë në grevë. Asnjë nga institucionet e shtetit nuk i ka vizituar. Pse Qeveria frikësohet të komunikojë me minatorët apo është e vetëdijshme se i ka mashtruar keq dhe thellë? I ka mashtruar sepse iu ka premtuar investime, zhvillim e rivitalizim dhe sigurti në punë. Por, asnjë nga këto nuk i ka përmbushur”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.