ARKATANA

Jeta e mësuesit artistikisht e paraqitur në romanin “Mala” të autorit Ilaz Jashari

/ 10 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Arti nuk njeh moshë. Ai (arti) njeh vetëm krijuesit që paraqesin “jetën” e njerëve në vepra. Pra, thjesht: jeta është art. Pse jo? Jeta është edhe roman. Andaj, secili njeri ka ngjarje në jetën e tij. Andaj, ata që merren me art, (vepra), mbeten të përjetshëm. Ilaz Jashari (1934), ndonëse ka moshë të shtyrë, por, ai edhe në këtë kohë, po bën përpjekje të vazhdueshme të shkruajë vepra artistike e dokumentare. Ai gjer më tani ka botuar dy vepra, i janë: “Jeta e ka rrugën e saj” ( 2013) dhe romani “Mala” (2015).

E para vepër është një lloj kronike dokumentare, e cila rrëfen fatin e hershëm të popullatës shqiptare të Karadakut gjer në ditët e sotme. Ndërsa, vepra e dytë, e botuar ditë më parë, është një prozë artistike kushtuar jetës së një mësuesi të kësaj ane të Malësisë së Karadakut. Ajo që është me rëndësi të shtohet është fakti se, te ky autor, rrëfimet e tij janë plot ngjarje, plot “jetë” të personazheve të veprës në fjalë. Ilaz Jashari është rrëfimtar i madh i ngjarjeve të përjetuara të kësaj kohe. Ai këto ngjarje i ruan edhe sot si të freskëta në kujtesën e tij, të cilat janë edhe “fakte” e pjesë argumentuese që e hijeshojnë veprën artistike të tij.

Këtu autori rrëfen në mënyrë autentike për ato “zhvillime”, të cilat i paraqet artistikisht autori në vepër. Kjo është intuita e tij e fortë e kujtesës dhe e mbamendjes. Me këtë intuitë, ai po lë gjurmë në shkrimet e tij jo vetëm dokumentare, por edhe në ato artistike e letrare. Romani i tij i botuar ditë më parë me titull “Mala”, ka ngjarje e lexohet nga të gjitha moshat e lexuesve. Ai lexohet me një frymë, për faktin se, aty është interesant personazhi kryesor, Malë Lumi, i cili është edhe bartës i rrëfimeve të veprës. Siç dihet, Malë Lumi, personazhi kryesor, është nga fshati Sukë. Ky personazh lexohet më ëndje. Lexuesi e ka pak “vështirë” gjer sa të hyjë në pjesën e parë, e mandej s’di të ndalet së lexuari.

Pra, vepra “Mala” e I. Jasharit lexohet lehtë e me ëndje. Ka rrëfime të papritura dhe joshëse. Ajo që të bie në sy është fakti se, ngjarjet rrëfehen dhe s’kanë shkëputje njëra prej tjetrës. Ato kanë lidhje organike. Kjo ia shton vlerën artistike veprës, e cila lexohet me ëndje nga lexuesi ynë. Pse jo? Kaptina e parë e veprës ngërthen në vete ngjarje intime të mësuesit në fjalë, i cili e zë dashuria me një vajzë nga Zallkuqi. E, ajo është Tusha, vajza e Mujës. Siç dihet, në Zallkuq punoi shkolla fillore dhe punët e drejtorit i kryente vetë Malë Lumi. Ky ishte punëtor i madh i jetës prej mësuesi. Ishte me dije. Si 16-vjeçar e mori ditarin e punës për të përhapur dritën e jetës edhe në meset e rurale të vendit. Ishte shembull i mësuesit punëtor.

Por, peripecitë e mësuesit Malë janë të shumta e të rënda gjatë jetës së tij. Ai rrugëton në këmbë nga fshati i lindjes Sukë gjer në fshatin Zallkuq të Karadakut. Mala ishte një mësues me plotkuptimin e fjalës. E zuri dashuria me një vajzë të bukur. Ajo ia rrëmben zemrën mësuesit. Kjo dashuri e tyre bëhet mësheftas. E di vetëm shoqja e Tushës, Mirushja. Ajo ua “rregullon” takimin e tyre. Por, për atë kohë, shkollimi i vajzave të fshatit ishte një “risi” apo një e arritur e asaj kohe. Autori i romanit e ndërton lidhjen e fortë të dy të rinjve. Ai “krijon” momente” e ngjarje vetëm e vetëm që ata të bashkohen pa ndonjë të keqe.

Por, puna e mësuesit Malë në Zallkuq, e ndryshoi “gjendjen” në këtë vend të largët malor. Kjo na përkujton romanin e Sterjo Spasses “Afërdita”, e cila, si mësuese e fshatit Grykas, e ndryshon jetën e punën e këtij fshati. Edhe mësuesi Malë e ndryshon gjendjen e arsimimit të shkollarëve të rinj të kësaj ane. Ai vjen rregullisht në mësim dhe puna e tij vlerësohet lart nga organet e arsimit. Mirëpo, problemet gjatë punës së tij me ditar, jo vetëm që nuk e zbehin, por ia punon në dy ndërrime, sa nuk ka kohë të hajë bukë më tepër se dy herë në ditë.

Hidromorava

Por, fshatarët, për të mos u nëpërkëmbur vajzat e tyre në shkollë, e caktojnë Hallën Rabije, e cila bën “roje” vajzave të fshatit. Atë kohë, mësuesit, të cilët vinin nga vende të tjera, si të “huaj”! Nuk u besonin. Kjo plakë e caktuar nga paria e fshatit, i ruante vajzat që ato mos të dalin prej “tefterit”. Ajo për çdo “lëvizje” jo të mirë të vajzave, u tregonte prindërve të tyre. Por, kjo gjë nuk solli aq dobi. Mësuesi Malë, përkundër kësaj “taktike” ai e simpatizonte njërën nga vajzat e shkollës. Ajo ishte vajza më e bukur e fshatit, Tushën e Mujës. Por, edhe Tusha e donte mësuesin e saj, Malën. Ajo ia kishte rrëmbyer zemrën mësuesit, e cila, si shton autori, “ishte vajzë më e bukura e kësaj ane”.

Një ditë prej ditëve, ajo vjen para kohe në shkollë. Kur vjen mësuesi, e takon Tushën brenda në klasë. Pa një pa dy, e pyet: pse ke ardhur kaq heret në shkollë?! Ajo i përgjigjet mësuesit para syve: “Të dashuroj…”! Edhe mësuesi ia hap zemrën Tushës. Dhe, ky “skenar” mbetet enigmë për të tjerët, ndërsa për Tushën e Malën, dashuria e tyre vazhdon e s’ndalet… Ishin këto vitet 1951/52 e mo vonë. Mësuesi Malë Lumi e rregullon “skenarin” për të ardhur gjer te martesa. Me Tushën martohet Mala dhe i lind në jetë një djalë.

Dhe, pas sa vjetësh, Mala kthehet drejtor në shkollën e Sukës. Atij i lindin problemet tjera të jetës. Ai mori një punim arti të punuar nga ana e shkollarëve dhe e kishte vendosur në murin e sallës së arsimtarëve. Ishte portreti i Skënderbeut. Arsimtarët serbë tregohen të pakënaqur me veprimin e drejtorit, i cili ka lejuar që portreti i Skenderbeut të qëndronte i varur në murin të kësaj shkolle. Dragani, njëri prej arsimtarëve serbë, shkon në Komitetin Komunal të LKJ në Gjilan dhe e akuzon drejtorin e shkollës, Malë Lumin për këtë veprim të tij. Ai arsyetohet se mësuesi ka dashur ta konkretizojë orën mësimore me anë të këtij portreti.

Mandej, autori i romanit rrëfen se si arsimtarët shqiptarë janë të përgatitur që shkolla e tyre në, Sukë, ta ndërrojnë emrin. E duan emrin e Gjergj Kastrioti–Skënderbeu. Më në fund, mësuesi Malë arsyetohet. Peripetitë e mësuesit Malë nuk kanë të ndalur. Ai akuzohet nga ndokush se është nacionalist i përbetuar dhe punon kundër shtetit. E largojnë nga puna. Mësuesi Malë s’ndalet dhe shkollohet. E kryen fakultetin e gjuhës shqipe. Por, atij ia heqin të drejtën e punësimit. E akuzojnë se po punon mësuesi Malë kundër shtetit. Të tjerët ia përgatitin “skenarin” për të shkuar para kohe ushtar. Ai shkon ushtar, por e di se kjo ishte një prapavijë e dikujt. I thonë se, ushtar do të jesh në një Akademi ushtarake në Beqiç. Edhe në këtë vend nuk e lënë të qetë. Dikush shpif me një letër se Mala është i rrezikshëm për pushtetin. Edhe nga ky vend e largojnë.

E kryen shërbimin ushtarak dhe vjen në shtëpi. Në fakultet takohet me një të afërm, i cili pati mundësi t’i kryejë punë në Shërbimin e Sigurimit të Akademisë Ushtarake. E lut atë që t’ia sigurojë dosjen. Më në fund, Mala e merr dosjen, e cila ishte një letër e shpifur për te. Mala shkon gjer te personi që e kishte nënshkruar letrën shpifëse. Por, ky person ishte i shpifur nga një tjetër, dhe, në gjyq, Mala fiton. Ai kthehet përsëri në punë. Tash bëhet drejtor i përgjithshëm i shkollave të qytetit, drejtor i Arsimit, i Shtëpisë së Kulturës e diku tjetër. Vjen koha dhe ai e ndryshon “gjendjen për të mirë të shqiptarëve. Kjo gjendja ishte pas rënies së Rankoviqit. Mala udhëton në Shqipëri. Atje takon mësuesin e parë, Shefqet Kaçanikun, një mësues atdhetar dhe idealist. Takimi i Malës me mësuesin Shefqet ishte shumë prekës. Ai e lavdëron mësuesin Malë si shkollar i ecur përpara. Mala Lumi kthehet në Kosovë. Një ditë prej ditëve, ai merr rrugën për një punë zyrtare në Preshevë. Por, ja fatkeqësia dhe ai vdes në një aksident trafiku, më 6 gusht të vitit 1988. Romani i Ilaz Jasharit “Mala” ka një përfundim mjaft të papritur dhe tejet interesant për lexuesit. Këto ngjarjet e veprës duken si të jenë të “vërteta” të një kohe të kaluar.

Por, autori, Ilaz Jashari, këtyre ngjarjeve u ka dhënë rrëfime të “gjalla”, të cilat, kur ato lexohen në vepër, sikur lexuesi ka përshtypjen se ato vërtet kanë ngjarë dhe vetëm artistikisht autori i ka paraqitur në romanin e tij “Mala”. Romani vërtet ka ngjarje të realitetit të asaj kohe. Në vepër janë disa nga personazhet, si janë: Ramë Lumi, gruaja e Ramës Arzija, Bajra, , Shefqet Kaqaniku, Zizi, Dauti, daja i Tushës, Ramë Trena, Nafija, vajza e Mujës, Dren Morava, Shaipi, Hana, Duka, Dema, Gjorgj Topalli, Daut Tuli, Ramë Kasapi, Jovkoviqi, nënëkryetar i Rrethit të Gjilanit, Ivan Goshnjaku – gjeneral i armatës, Gjeneral Knebo etj. Por, e rëndësishme është se, këtu veprojnë dy llojet të personazheve: reale dhe të trilluara. Duke lexuar veprën, lexuesi do të vëren një kohë të hershme të punës së mësuesve shqiptarë, të cilët kanë punuar jo vetëm në kushte të vështira jete, por edhe të përcjellur nga pushteti e nga shërbëtorët e tij. Në fund, autori i romanit, I. Jashari ka shkruar një thënie me vend në romanin e tij: “Njeriu luftën në paqë mund ta fitojë vetëm me dije!”/tefik selimi/rajonipress/