GRANDEMALL

Ismajli pret në takim ekspertët e auditimit të Polonisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, i shoqëruar nga drejtorët komunalë, ka pritur sot në takim një delegacion të ekspertëve të auditimit të Polonisë, Paweł Banas, Maciej Berek e Łukasz Rog.

Qëllimi i takimit ka qenë diskutimi i projekti të financuar nga BE, i cili ka për qëllim fuqizimin e ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditorit në Kosovë.

Nënkryetari Ismajli, pasi i falënderoi ekspertët e nga Institucioni Suprem i Auditimit të Polonisë për vizitën, ka folur në superlativ për Auditimin e Brendshëm, me të cilin tha se kanë takime të rregullta dhe se çdo raport i tyre është i mirëpritur dhe merret seriozisht në përmirësimin e gabimeve eventuale.

Uji Dea

Meqë Komuna e Gjilanit është njëra nga entitetet të rëndësishme të Zyrës Kombëtare të Auditimit, ekspertët nga Institucioni Suprem i Auditimit të Polonisë e konsideruan si të nevojshëm takimin dhe bashkëbisedimin lidhur me implementimin e rekomandimeve që dalin nga ZKA.

Grupi i ekspertëve nga Institucioni Suprem i Auditimit të Polonisë po qëndron në Kosovë për ta bërë analizën e shkaktarëve që ndikojnë në nivelin e zbatimit të rekomandimeve të auditorit me qëllim qe të kuptohen elementet të cilat duhet konsideruar në ngritjen e nivelit të zbatimit të rekomandimeve nga entitetet e audituara./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.