GRANDEMALL

Ismajli: LDK është shtëpia politike, ku u rrit shpresa e një populli të robëruar

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – LDK nuk është histori e kaluar. Është themel që qëndron, është rruga e parë që u hap pa frikë, me mendje dhe me zemër, është shtëpia politike ku u rrit shpresa e një populli të robëruar ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Ata që sot thonë “LDK s’është më” s’kanë kuptuar rrënjët e saj. Sepse LDK nuk është vetëm në pushtet. Lidhja jonë është kalitur në shumë sfida të kohës duke e ruajtur brenda saj zjarrin si ringritje vlerore e besëlidhjes.

Është në mendje, në zemër, në vlerë, në çdo shkollë ku mësohet shqip, në çdo votë të ndershme, në çdo vend ku ka qenë fjala më e rëndë se grushti.

Eco Higjiena

LDK nuk bërtet. Ajo kujton dhe vepron. E kanë marrë të qetën si dobësi, por është forcë që nuk kërcënon. Është kujtesa që nuk lejon harresën të bëhet politikë. Është urtësia që s’lufton për karrige, por për vend.

Është e shtrirë në çdo cep të Kosovës. Edhe kur hesht, është aty. LDK është mësimi që dhimbja s’harrohet, por kthehet në vizion. Nuk është modë që vjen e ikën. Është qëndresë që qëndron. Dhe sa të ketë njerëz që besojnë në vlera, në shtet krijim e shtet ndërtim, LDK do të jetojë dhe ekzistoj!

Jam një nga ata, ashtu si brezi im, që jemi rritur në rrugëtimin e LDK-së, duke e përjetuar besatimin si një vlerë thelbësore. Besatimi nuk është thjesht fjalë, por trashëgimi që na ka formësuar.

Me LDK-në, kjo vlerë është bërë udhërrëfyes në rrugëtimin tonë kombëtar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.