Fundamenti

Ish-trajneri i tij ka marrë drejtimin e skuadrës turke, Arbër Hoxha drejt transferimit në Turqi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Arbër Hoxha mund të transferohet te Kayserispor gjatë merkatos së verës. Klubi turk është duke shqyrtuar seriozisht mundësinë për ta afruar anësorin shqiptar në radhët e veta.

Interesimi buron nga trajneri aktual i Kayserisporit, Sergej Jakirovic, i cili e njeh mirë Hoxhën. Dyshja ka punuar së bashku te Dinamo Zagreb, ku trajneri kroat pati një ndikim të madh në zhvillimin e tij.

Jakirovic ka mbetur i impresionuar nga aftësitë e Hoxhës dhe dëshiron ta ketë nën urdhra të tij edhe në Turqi. Ai e sheh lojtarin si pjesë kyçe në ndërtimin e një skuadre më konkurruese për sezonin e ardhshëm.

Uji Dea

Marrëdhënia e mirë mes tyre dhe njohja e mëparshme e bën këtë transferim mjaft realist. Hoxha tashmë është një emër i njohur për Jakirovicin, që e konsideron atë të gatshëm për një hap tjetër në karrierë.

Sipas ‘Transfermarkt’, vlera e Hoxhës në treg është rreth 1.5 milionë euro. Një shifër e arsyeshme për Kayserisporin, që po kërkon përforcime cilësore pa kosto të lartë.

Për momentin, bisedimet janë në fazë paraprake, por nëse palët arrijnë marrëveshje, Hoxha pritet të ribashkohet me ish-trajnerin e tij në Turqi, në një projekt të ri te Kayserispor. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.