Ironizon “Vatra”: 3 vite gjumë, tash për zgjedhje, bënë sikur po punojnë

Gjilan – Unë i jap zor para zgjedhjeve, ua marr votat, pastaj prapë kthehem në gjumë ka shkruar Lëvizja “Vatra”.
Dronët e Alban Hysenit janë të pranishëm kudo, por janë storie të shkurtra dhe të improvizuara sepse nuk kanë ndonjë storie suksesi e as rezultat krenarie, përkundrazi kudo ka zhgënjim.
Në këtë drejtim lëvizja “Vatra” shkroi në rrjetet sociale me një ironik, por të qëlluar.
“3 vite gjumë, tash për zgjedhje, bënë sikur po punojnë. Unë i jap zor para zgjedhjeve, ua marr votat, pastaj prapë kthehem në gjumë” ka shkruar Lëvizja “Vatra./rajonipress/