Fundamenti

Ibishi i AAK-së: Gjilani me 1001 probleme të pazgjidhura

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Përfaqësimi politik i këtij mandati si të nivelit qendror ashtu edhe nivelit lokal i ka demasku njerëzit deri aty sa saktë mundësh me e kuptu se sa i kanë pas përnime premtimet kur na kanë lyp votë me ardhë n’pushtet thotë Ibish Ibishi nga AAK-ja.

Reagimi i plotë:
Gjilan – Tuj pas parasysh premtimet që kanë pas dhënë edhe pritjet që kemi pas, punët nuk shihen kërkund dhe vjen në situatë me menue se pushtetin nuk duhet me u dhanë atyne që kurrenjeher kush nuk u ka than puna e mar !

Me këtë nuk pajtohen ata që janë në anestezion politik mirëpo deshëm apo nuk deshëm duhet të pajtohemi me realitetin dhe situatën në të cilën jemi !

Mobi Casa

Gjendjen e qytetit me rrethinë e shohim për çdo ditë, hapësirat publike të pa mirëmbajtuna, ato pak hapësira gjelbërimi poashtu kanë fillu të marrin edhe ngjyrë tjetër nga të tharit dmth mungon ujitja, mungesë e shenjëzimit horizontal një prej kushteve të rëndësishme për rrugët, hyrje daljet e qytetit të lënë përshtypjen se je në një botë tjetër, gropa, gërmadha, pengesa, zvarritje të punëve, ujërat e zeza tmerr, stadiumi i qytetit histori në vete, qen të patrajtuar dhe pa mbikëqyrje në tana anët e qytetit e që çdo sekondë ekziston rreziku për qytetar prej tyne, skandale e probleme të llojllojshme.

Tu e pa se kemi 1001 probleme të pazgjidhura e të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në kushte për një të ardhme më të mirë poashtu jemi edhe në prag të pushimeve të bashkatdhetarëve nuk është e mjaftueshme me ba një baner me mbishkrimin “Mirë se vini bashkatdhetarë”.

Bashkëvendësve e kemi për obligim t’ua lehtësojmë qëndrimin në vendin e tyre e jo t’ua bëjmë të gërditshme ato pak ditë pushimi !/rajonipress/