UBT

IPKO jep donacion mbi 10 mijë euro pajisje shëndetësore për QKMF-në e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan, kompania mobile “IPKO”, ka dorëzuar donacionin me pajisje të ndryshme për përmirësimin e kushteve në shërbimet shëndetësore për pacientët e komunës së Gjilanit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se ky donacion nga kompania IPKO, është i mirëpritur sepse i shërben institucionit të mjekësisë familjare për të ofruar shërbime shëndetësore më cilësore dhe me një efikasitet më të madh.

“Falënderojmë kompaninë mobile “IPKO”, e cila është përcaktuar për të ndihmuar sektorin e shëndetësisë primare. Kjo kompani llogaritet si investitori i huaj më i suksesshëm në Republikën e Kosovës. Ky donacion sot në Komunën e Gjilanit është përtej simbolikës dhe garantojmë që këto pajisje do të përdoren maksimalisht në shërbimin e qytetarëve, konkretisht shëndetit të fëmijëve dhe pacientëve në përgjithësi. Komuna e Gjilanit do të vazhdoj me aplikimin e programit E-shëndetësia, që e vendos një kontakt të drejtpërdrejtë mes mjekut familjes dhe institucionit, për një shëndet dhe monitorim të vazhdueshëm”, ka thënë kryetari Haziri.

UBT

Kurse Arianit Duraku, drejtor i shitjes në kompaninë “IPKO”, ka thënë se në dhjetëvjetorin e kompanisë kemi dorëzuar këtë donacion në vlerë prej mbi 10 mijë euro, në pajisje moderne, kryesisht të pasqyrave të gjakut, analizave bio-kimike dhe pajisje të rëndësishme për shëndetin e fëmijëve dhe pacientëve në përgjithësi.

Ushtruesi i Detyrës së drejtorit të QKMF-së Hasidin Bunjaku, ka falënderuar kompaninë mobile dhe njëkohësisht ka garantuar që këto pajisje do të jenë në funksion të shërbimeve më të mira shëndetësore për qytetarët. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.