Haziri: LDK nuk mbanë asnjë përgjegjësi më të vogël, buxheti elektoral për një njeri nuk kalon

Gjilan – Janë edhe 13 ditë mundësi me shpëtuar komunën nga masat e jashtëzakonshme për shkak të mungesës së vullnetit, dhe mos zbatimit të rekomandimeve të auditorëve të pavarur tash e tre vite dhe mungesës së transparencës komunale. Nëse plotësohen kriteret ligjore nga ana e Komunës, unë në çdo kohë jam gati me ndihmue edhe personalisht tejkalimin me votim thotë Lutfi Haziri për rajonipress.
Lutfi Haziri thotë se nuk kemi pa ç`asje serioze nga ana e z, Hyseni për dialog konstruktiv dhe edhe më keq mos bashkëpunim me Kuvendin Komunal, ku ne jemi shumicë politike.
“Po ashtu mos zbatimin e veprimeve të kërkuara nga Qeveria përmes MAPL lidhur me miratimin e bugjetit e bënë fajtor absolut Ekzekutivin. Janë edhe 13 ditë mundësi me shpëtuar komunën nga masat e jashtëzakonshme për shkak të mungesës së vullnetit, dhe mos zbatimit të rekomandimeve të auditorëve të pavarur tash e tre vite dhe mungesës së transparencës komunale” tha Haziri për rajonipress.
Megjithatë Haziri ka lënë akoma një rrugëdalje.
“Nëse plotësohen kriteret ligjore nga ana e Komunës, unë në çdo kohë jam gati me ndihmue edhe personalisht tejkalimin me votim. Përkundër kësaj pasojat do të jenë shumë të rënda sepse komuna shkon drejt një kollabimi buxhetor dhe 4.2 milion pjesëmarrje buxhetore të komunës në grantin qeveritar bllokohen. LDK nuk mbanë asnjë përgjegjësi më të vogël, buxheti elektoral për një njeri nuk kalon” tha Haziri./rajonipress/