Mobi Casa

Intelektualët e Dritës dhurojnë dhjetë karroca për shëndetësinë primare dhe sekondare

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Grupi i tifozëve të klubit të futbollit Drita, Intelektualët, i kanë dhuruar të martën dhjetë karroca për nevoja të pacientëve në shëndetësinë primare dhe sekondare.

Në emër të Komitetit emergjent të Gjilanit, donacionin e ka pranuar drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, i cili ka falënderuar grupin e tifozëve Intelektualët për këtë donacion, duke thënë se kjo ndihmë në kohë pandemie është tejet e mirëseardhur.

Fisnik Salihu, në emër të tifo klubit Intelektualëve, tha këtë iniciativë e kanë marrë me të kuptuar nevojat që ka shëndetësia primare dhe sekondare e kësaj komune.

Uji Dea

“Në këtë rast, duhet ta falënderojmë presidentin e klubit, Valon Murseli dhe tifozët tanë që u janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për mbështetje. Shpresojmë që këto karroca do t’iu shërbejnë pacientëve dhe shpresojmë që kjo pandemi të kalojë shpejtë”, ka thënë Salihu.

Fjalë falënderimi për këtë donacion të Intelektualëve pati edhe drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Ukshin Ismaili dhe drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Arbenita Hajdari./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.