ARKATANA

Haziri: Sonte manifestohet “PAkënaqësia n’fundvit”, qeveria i la gjilanasit deri në 30 orë pa rrymë, mes territ e ftohtit!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Prej një komune e cila ishte shembull edhe për komunat tjera për nga investimet, në një komunë të territ e mjerimit. Disa lagje nuk kanë energji elektrike qe më shumë se 30 orë.
Për gjilanasit e Anamoravën, pos mungesës në investime dhe përjashtimit nga kujdesi i qeverisë e i Komunës, tash moskujdesi dhe përjashtimi shpërfaqet edhe në të drejtën e elementare për të pasur së paku rrymë ka thënë Lutfi Haziri.

Postimi i plotë:

Terri dhe ftohti po e rritë depresionin politik e ekonomik, që nuk ia kemi pasur për borxh.
Kjo është ‘mirëseardhja’ për mërgimtarët, në një shesh të dekoruar me drita e shtëpiza, por pa ndriçim e ngrohje.

Kjo përkthehet me atë që LDK në Gjilan e ka thënë në vazhdimësi: kur shkilet vullneti dhe e drejta me tërë fuqinë e arrogancën e pushtetit nga padija e mospuna.

UBT

Qeveria qendrore sonte e viziton Gjilanin, në organizimin e gastronomisë “Kënaqësi n’fundvit”. Sigurisht, sot në këtë event, qytetarët së bashku me të do ta manifestojnë PAakënaqësinë n’fundvit, pakënaqësinë gjatë gjithë këtij mandati.

Fundvit n’terr për Gjilanin, edhe një vit i humbur, madje mandat i humbur për komunën tonë!
Ky nuk është fundvit i keq, por mandat i keq e dëshpërim!

Qytetarët dhe bashkatdhetarët nuk ia patën për borxh mbylljen e vitit në këtë mënyrë denigruese.