RCCOLA

PDK: Dorëzim i jashtëzakonshëm i kryetarit të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar në Gjilan i ka paraprirë mospuna dhe paaftësia e kryetarit të komunës i cili është dorëzuar për secilin projekt madhor të qytetit thuhet në reagimin e PDK-së.

HIDROMORAVA

Reagimi i plotë:

  1. Është dorëzuar në projektin e ndërtimit të stadiumit të Gjilanit, po mundohet me ndërtu ndonjë fushë sportive nëpër fshatra.
  2. Është dorëzuar në projektin e autostradës, po ndërton rrugë të oborreve të militantëve të VV-së.
  3. Është dorëzuar në projektin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, e po i shpërlanë disa kanalizme.
  4. Është dorëzuar në projektin e palestrës sporteve, po mundohet me i renovu disa salla të sporteve me dy gova ngjyrë fasadash.
  5. Është dorëzuar për projektin e Zonës Ekonomike, po kërkon me ndërtu inkubator të biznesit, e që ka harru se ekziston për më shumë se 12 vite.
  6. Është dorëzuar për projektin e bulevardit të qytetit, e po i pastron sheshet ekzistuese të ndërtuara nga ish qeverisjet.
  7. Është dorëzuar për projektin qarkores së qytetit, e nuk po mund t’i përfundojë hyrje daljet e qytetit.
  8. Është dorëzuar në projektin e varrezave të reja të qytetit, e nuk po mundet as me i pastru ato ekzistuese.
  9. Është dorëzuar në ndërtimin e palestrës në Zhegër, e po ndërton një fushë sporti në Haxhaj.
  10. Është dorëzuar në projektin e ndërtimit të kampusit të Universitetit, ndërsa ka mbyllë shkollën profesionale të agrobiznesit.
    Pasi je dorëzu plotësisht, qu jep dorëheqje. Sepse ditë e më parë Gjilani duhet të shkojë në zgjedhje lokale. Qytetarët nuk e tolerojnë degradimin dhe bllokimin e zhvillimit të Gjilanit.