ARKATANA

I vogli njeri

/ 1 minutë lexim
HW

Poezi nga Demush Mehmeti

Gradë për gradë e shijojmë të lartën temperaturë
Mbyllur vetmie
Ziejm nga djegiet e saj
Dhe ajër Zoti thithim me karar

Trembemi nga teshtitjet aromë vrastare
Jetën e duam fort
Dhembshëm padashje iket nga njerëzia
Mos të na zhbëj kjo e ligë

Futur në arenë vetmie tretur në mall
U bëm shkrumb merzie
Me shijën e pazbehur për jetën
Aromë e vdekjes ngulfatë

HW

Grimcë e padukshme tinëzisht na vret
Ligësi e saj kafshon keq
Jeta si përherë na mbetet e dashur
Me të mirën e vet

Breku na u shtrëngua për prapanice
Leckën e mbështesim në hundë
E padëshiruar na rrinë afër
Dashuria kuptim jetë njeriu na rrinë largë

Sa e vogël na doli kjo bota jonë e madhe
Pak bën për veti i vogli njeri
Për jetën me rrjedhat e saj
Jeta pa të tjerët sështë jetë nuk ka kuptim

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.