RCCOLA

I dënuari Mirlind Daku: Për mua nuk ishte eksperiencë e mirë Euro 2024

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kombëtarja e Shqipërisë dje gjatë ditës është rikthyer në Tiranë pas aventurës në Euro 2024.

Mirlind Daku foli para kamerave në mediumet shqiptare dhe u shpreh jo i kënaqur me vetën e tij, shkruan Indeksonline

“Ka qenë një eksperiencë e mirë për gjithë grupin, por për mua jo shumë e mirë – duke e parë atë rastin që ndodhi. Por nuk kemi çfarë të bëjmë.

“Kombëtarja po rritet më shumë dhe jam i kënaqur që isha pjesë e saj në Euro 2024.

Uji Dea

“Sylvinho u ndje krenar që e kemi përfaqësua shumë mirë. Ne dinim që ky ka qenë grup i vështirë”, i shpreh Mirlind Daku

Sulmuesi shqiptar u dënua nga UEFA me dy ndeshje mos-lojë për shkak të ofendimeve që i bëri pas ndeshjes ndaj Kroacisë për maqedonët dhe serbët.

Dakun e pret një tjetër dënim nga skuadra e Rubin Kazanit, të cilët kanë dalë me komunikatë zyrtare që sulmuesi shqiptar pasi të arrijë në Rusi do të marrë një dënim./Indeksonline/