FIDANISHTJA

Hyseni: Palestra e Sportit, po rilindë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Për vite të tëra Palestra e Sporteve në Gjilan, ishte në gjendje të mjerueshme, por tash kanë nisur investimet në vlerë prej 2.7 milionë eurove për renovimin e tërësishëm të sallës.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni tha se pas shumë vitesh pritje, Palestra e Sportit, po rilindë. Një projekt që shpejt bëhet realitet për qytetin tonë dhe për sportistët që na frymëzojnë çdo ditë.

“Me një investim prej 2.7 milionë eurosh, palestra do të marrë një pamje krejt të re, moderne e dinjitoze, siç i ka hije. Për kampionët tanë, për krenarinë tonë të përbashkët, për Lojërat Mesdhetare 2030, për Gjilanin që duam”, tha Hyseni.

ARKATANA

I pari i Gjilanit theksoi se kjo palestër mbi një dekadë ka qenë në gjendje të mjerueshme, pa ngrohje, pa klimatizim dhe pa kushte të mira për përgatitjen e sportistëve. Po ashtu edhe kulmi ka pikur vazhdimisht.

“Me renovimin e tërësishëm të palestrës, duke përfshirë edhe pjesën e jashtme. sportistëve tanë i krijohen kushte të shkëlqyera për t’u stërvitur, për të shkëlqyer dhe për të na bërë krenarë”, tha Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.