Hyseni: Ky qershor është i veçantë për gjithë vendin

Gjilan – “15 qershori është data që shënon ditën e çlirimit të Gjilanit”, tha Alban Hyseni.
I pari i Komunës së Gjilanit theksoi, se ky qershor është i veçantë për gjithë vendin, sepse shënohet 25 vjetori i çlirimit të vendit.
Më tej kryetari Hyseni shtoi se këtë datë dhe aktivitetet e organizuara nga Komuna e Gjilanit, përkujtojnë dëshmorët, nderojnë invalidët dhe veteranët e luftës, si dhe angazhohen për të ardhmen.
Kryetari i Gjilanit tha se 15 qershori 2024 shënon 25 vjetorin e çlirimit!
Urime dita e çlirimit!
Lavdi dëshmorëve të kombit!