Qytetarët gjilanas e humbin durimin: Na keni izoluar dhe pa asnjë investim serioz për tri vite
Gjilan – Qytetarët gjilanas dhe ata të Anamoravës janë lodhur nga premtimet dhe demagogjia shterpë e LVV dhe qeverisja e saj qendrore e lokale. Gjilani ka mbetur pa asnjë investim serioz dhe këto dy tri projekte që kanë nisur po zhagiten me vite.
Mjafton ta shohësh rrugën Gjilan – Kllokot, rrugën Gjilan – Bujanoc dhe rrugën Gjilan – Prishtinë ose më saktësisht tri hyrjet e Gjilanit dhe mund ta kuptosh realitetin e hidhur dhe fytyrën e vërtet të LVV, e cila veç demagogji e përralla ka shitur për këto tri vite.
Ura e Badovcit dhe tani edhe hyrja nga Prishtina në Gjilan, me punime ekstreme të ngadalshme, po e humbin durimin e gjilanasve.
Hyseni një qytetar gjilanas mendon se qeverisja e LVV ka dështuar qysh në vitin e parë.
“Këta kur erdhën tërë kohën janë marrë me dosje dhe dëshira e tyre e flaktë ishte t`i dërgojnë kundërshtarët në burgje dhe harruan pse e kanë fituar pushtetin, duke mos u marrë me jetën reale të qytetarëve. Zero investime në Gjilan e Anamoravë, zero investime në jetën e rëndomtë të qytetarit” shprehet ai.
Edhe, Zymeri një tjetër qytetar tha se vërtet është e turpshme këndë e kemi në qeverisje.
“Ky Alban Hyseni as për udhëheqje të fshatit nuk është, e lëre më për një komunë siç është Gjilani. Kemi mbetur mbrapa Ferizajit e Vitisë, e mos të flas për Prishtinë, ku miliona projekte po realizohen” thotë ai./rajonipress/