Eko Higjiena

Hyseni: Ka filluar asfaltimi i rrugës “Adem Jashari”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Pas rregullimit dhe asfaltimit të trotuarit (faza I) në njërën ndër rrugët kryesore të qytetit, asaj “Adem Jashari”, ka filluar edhe asfaltimi i njërës pjesë të rrugës.

Për të parë nga afër nisjen e fazës së parë të asfaltimit të kësaj rruge ka dalë edhe kryetari i Komunës së Gjilanit.

Alban Hyseni, shprehet i kënaqur me ecurinë e punimeve, ku pos rregullimit të tërësishëm të trotuareve sipas standardeve të lejuara, po asfaltohet edhe rruga.

“Tashmë rruga dhe trotuari (faza e parë) nga Universiteti i Gjilanit deri te Xhamia e Medresesë është tërësisht e re dhe e cila për dekada ka qenë e pa rregulluar”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, tha se kjo rrugë tash disa javë është kthyer në vend punishte dhe po merr pamje krejtësisht të re.

Eco Higjiena

Sipas tij pas përfundimit të fazës së parë vazhdojnë punimet e pjesës së nga Xhamia e Medresesë deri te Xhamia e Madhe.

Kryetari i Gjilanit, tregoi se për kë projekt janë realizuar bisedime me qytetarët e bizneset e kësaj ane, ku edhe sipas kërkesave të tyre po krijohen edhe rreth 80 vend parkime për automjete.

“248 mijë euro është kostoja e kësaj rruge afër 800 metra e gjatë dhe e cila do të krijoi lehtësi për lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve”? tha Alban Hyseni.

I pari i komunës tregoi se në këtë pjesë nuk do të mungojnë edhe pemët dekorative.
“Projektet e mëdha sapo kanë filluar. Për qytetin”, tha Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.