RCCOLA

Huma e Artistit

/ 7 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Migjen Kajtazi – Kafja e mëngjesit për artistin është bërë më së e domosdoshme. Është ajo kafe që të bën të fillosh ditën pa parashtruar vetit shumë pyetje po për t`i dhënë vetit hovë për të filluar një ditë të mbar. Artisti ulët në vendin e vetë, vendë që në faktë i takon vetëm artistit, jo që është ndër të parët klientë të lokalit po ashtu përveç tij në ketë vendë nuk ulët askush.

Bar-lokali kishte qenë më parë shtëpi dhe tani duke u munduar ti përshtatët ndryshimeve të mëdha urbanistike ka disa vite që është shëndrruar në lokal. Ky bar ka ruajtur oborrin dhe gjithë gjelbërimin e vetë. Artisti duke banuar në apartament të vogë nuk mundet të kuptojë se si ka mundësi që njerëzit janë të joshur mbas apartamenteve të mbyllur dhe pa hapësirë. Ndoshta kjo hapësirë në bar-lolal e bën artistin të vijë çdo mëngjes e të shijojë kafen aty. Hapësirë që i duhet për të përpunuar idetë e tijë para se të shkojë në atelien e vetë që gjendet dy rrugë më poshtë bar-lokalit .

Duke ngritur kokën per të pirë gllënkën e funditë të kafës shikon gjethët e qershis që edhe pse është muaj i gushtit ende kanë atë ngjyrë të gjelbër të muajit maj. Gjethët luajën me ritmin e puhizave të mëngjesit e artisti nuk mundët të mos i kujtohet fëmëria e tijë në ketë lagje ku gjelbërimi nuk ishte fare i pranishëm. Kishte hapësir në mes ndertësave që në faktë kishte vetëm gjashtë blloqe ndërtesave dhe gjithë hapësira ishte për fëmijët që lojrat e tyre kishin mundësi ti shtrinin deri në livadhet e Matit. Hapësira kufizuese në mes kësaj pjese të lagjës të Kodrës të Diellit të Prishtinës dhe Matit tani nuk hetohet. Shirërat e shpeshta e kësaj vere e kanë bër të vetën dhe gjelbërimi ka kapëluar tër lagjen dhe drunjët e shumët të mbjellur këto vite të fundit i janë gëzuar më së shumti reshjeve të shiut.

Artisti i gëzohet qdo herë që bije shi. Qdo herë që bije shi ka dëshir të shikojë e ndjejë pikat e shiut që trokasin në ballkonin e vogël të apartementit. Shikon se si shiu valvitët në gjethët e drujëve para ndërtesës. Ndien erën e shiut dhe ashtu mendon për rrugëtimin e shiut nga qielli deri në rrjedhat e detërave të Adriatikut dhe të Egjeut. Ka dëshir që këto pika shiu që trokasin në tokën e Kosovës të ndalën në Kosovë që ka aq shumë nevojë për ngjyrën e kaltër. E kjo ngjyrë e kaltër mundetë ti shtohet më shumë tokës të Kosovës vetëm nëse do kishte më shumë liqejë grumubullus ashtu siq është liqeni i Prishtinës (ish Badovcit). Liqejë që me endje artisti i shkrinë në pikturat e tijë .

Rruga e Dubrovnikut që lidhëte këtë lagje me qendrën e qyteti dikur joshëte banorët e gjashtë blloqeve me oborret e veta dhe me hijëshin e kopështeve. Tani banorët e këtyre shtëpijave të bukura më sa duket janë joshur nga gjashtë blloqet e kësaj lagje dhe tani janë duke i shëndrruar shtëpitë e tyre në ndërtesa shumëkatëshe. Rruga po ashtu është shëndrruar në zhavor ku janë duke u vendosur infrastruktura që mundet ti përballojë gjithë këto ndërtime dhe banorët e sajë që do të vendosën në këto ndërtesa shumëkatëshe.

Sot, Artisti sikur ka dëshir të zgjasë edhe më shumë ndejën në oborrin e bukur të bar-lokalit, porositë kafen e dytë dhe mundohet ti japë vullnet vetit për të mbaruar disa porosi.
Artisti ka dëshirë që veprat e veta të rrjedhin nga frymëzimi po ja që shpeshë arti i tijë është i imponuar. Artisti është më së i vetëdijshëm që po të mos ishin këto porosi shtir që do kishte mundësi të mbijetonte nga puna e tijë e frymëzuar …

Artisti, ecë ngadalë dhe shikonë dy anët e rrugës të Dubrovnikut. E në shikim të kujdesur nuk mundet ti ndalë mendimet për emërimet e rrugëve. Kush ishte ai a ajo që e emërojë ketë rrugë me emërin e qytetit të bukur kroat. Po tani kush merr guxim të emërojë rrugët ? A pyetën qytetarët për emërat e rrugëve ?. Po Artisti e di që nuk mundet të përgjigjet në këto pyetje që ja parashtron vetëvetit dhe duhet të ketë shumë kujdes ku e vë hapin në rrugën e Dubrovnikut se gropat dhe gurët munden të ja humbin hapin …

Ecja e ngadalët e Artisitit në drejtim të puntorisë së tijë është më e imponuar. Hapi i Artistit në ketë rrugë duhet të jetë i matur. Në faktë gjithë jetën Artisti kishte hapë të matur. Ishte i kujdesur me ngjyrat e tijë, me zgjedhjet e tijë, me portretet e tijë …

Mobi Casa

Hapi i artistit në rrugë të tillë të Kosovës duhet të jetë i matur. Toka e Kosovës ka ndërtime të mëdha. Tokës së Kosovës i janë shtuar rrugë gjithandejë. Ndërtesat shumëkatëshe janë duke u ndërtuar mbi Tokën e Kosovës e nëntoka e Kosovës për të cilën aq shumë kemi folur ende nuk po na japë rrugë …

Mendimet e Artistit u nderprenë nga të bërtiturat e një puntori i cili ishte vendosur afër buldozherit që vazhdonte ta thëllonte gropën.

Artisti në vendë që të ndalet e vazhdon hapin dhe afrohet afër grumbullit të dheut. Punëtori që kishte detyrë të kujdesët për këmbësoret i afrohet Artistit dhe i thotë duke qeshur: « Kujdesë, se mundeshë të futësh në ketë gropë e mbasi je i ri ende është herët për ketë».

Artisit, nuk e kishte mendjën në kritikat e as në humorin e punëtorit po afrohet afër grumbullit të dheut dhe merr në dorë një copë dhe, dhe pa humbur kohë i drejtohet punëtorit.

E pyetë punëtorin për mundësin e marrjesë të këtijë dheu. Punëtori mbetët i quditur dhe i bën dorë shoferit të buldozherit që ta ndal buldozherin dhe pas bisedës me të i drejtohen artistit me pyetjen se pse i duhet ky dhe ?

Artisti ju shpjegon punëtorëve që dheu në faktë është argjil apo siq njihët në fjalorin e popullit është humë dhe me ketë dhe do ketë mundësi të prodhojë vazo dhe punime tjera.

Punëtorët duke parë çiltërsinë e Artistitë nuk ngurruan dhe ja ndanë një sasi të mirë të humës. Artistit nuk i mbetë tjetër gjë pos të shikojë mundesit që ta bartë sa ma shpejtë në punëtorin e vetë. Ende pa e bartur humën në punëtori, artisti kishte idetë e veta se qfar vepre artistike do të pregaditë…