RCCOLA

Hoxha : Qeverisjes komunale po i shtohet vargu i keqmenaxhimit

/ 8 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Murat Hoxha nënkryetar i LDK-së në Gjilan ka folur e akuzuar udhëheqjen komunale për shumë parregullsi në disa drejtori të caktuara të përfshira në keqmenaxhim. Ai tha se mund të radhiten edhe shumë e shumë probleme dhe parregullsi në fushën e arsimit dhe edukimit, në sigurinë e qytetarëve, shëndetin e tyre, çështjet sociale, bujqësi, shërbime komunale etj.

Murat Hoxha nënkryetar i degës së LDK-së në Gjilan të shtunën në një konferencë me mediet foli dhe hodhi shumë akuza në drejtim të qeverisjes komunale duke radhitur siç tha i vargun e keqmenaxhimit në shumë fusha. Hoxha tha se është e pashmangshme të theksohet mungesa e dokumentit fillestarë që është kusht themelore i funksionimit të Administratës Komunale, e ai është plani i integruar i punës bazuar në planet e punës së Drejtorive, këtu fillon fatkeqësia e menaxhimit të Administratës Komunale.

“Si rrjedhojë nuk është arritur që Administrata Komunale në përgjithësi të shfrytëzojë në mënyrë racionale resurset aktuale, nuk ka mundur të planifikojë ngritjen e kapaciteteve, nuk ka një organogram dhe përshkrim të qartë të vendeve të punës. Në disa drejtori ato janë më shumë shprehje dëshirash se sa plane reale pasi nuk ka një plan mbështetës të përgjithshëm, në komunë ka punëtor të rregullt, kontratë mbi vepër, vullnetarë të cilët kanë qasje dhe kompetenca në dokumente zyrtare, si dhe punëtorë pa kontratë, implementimi i projekteve përfshi edhe i atyre kapitale fillohet pa një strategji dhe një plan të veprimit, pa procedura të planifikuara të prokurimit, pa zotim të mjeteve, e që është reflektuar në rritjen e borxheve” tha Hoxha.

Sipas tij në bazë të raportit të auditimit për vitin 2011 shihe se Komuna në vitin 2012 ka hy me mbi 2,5 milion euro borxhe prej të cilave me mbi 2,0 milion euro kishte skaduar afati 30 ditësh për pagesë, në 2013 sigurisht që pritet që ky trend i shtimit të borxheve të vazhdohet edhe pse viti 2012 ka qenë vit i fillimit të disa projekteve shumica e të cilëve nuk kanë vazhduar për shkak të mungesave financiare.

Hoxha tha se mungesa e planit të veprimit ka pasoja edhe më të mëdha nga se ka projekte që janë hartuar dy e tri here si projekti i eksproprijimit të rrugës qarkore, dhe Plani rregullues Fidanishtja. Mos harmonizimi, identifikimi duplifikimi dhe përshkrimi jo i saktë i termave të referencës për projektet e tenderuara si dhe vlerësimi joprofesional disa herë ka rezultuar me pasoja negative si në zbatim ashtu edhe në koston financiare të projekteve, në disa oferta është vërejte se ofertuesit kanë dhenë çmime të papërgjegjshme (shumë të vogla) për disa pozicione të cilat paraprakisht ishin të supozuara të panevojshme ndërsa pozicionet për të cilat është supozuar që duhet të kryhen është dhënë çmimi më i madh, pasoja është se punët me çmim të vogël nuk janë krye edhe pse projekti ka përfunduar apo hezitohet të kryhen si është aktualisht operatori për hartimin e projekteve zbatuese inxhinierike dhe të infrastrukturës.

Hoxha gjithashtu tha se mungesa e një plani për implementimin e projekteve është aktuale edhe te projekti i rregullimit të Lumit “Mirusha” te i cili në vazhdimësi ka pasur probleme të eksproprijimit që ka qenë njëri ndër shkaqet e mosrealizimit të premtimit të Kryetarit nga mandati i parë më 2007.

RCCOLA

“Nuk ka indikatorë të vlerësimit për premtimin e punësimit të 4000 punëtorëve në punë gjatë këtij mandati i cili është në përfundim, ndërsa tani realizimi i këtij premtimi mund të vlerësohet në promila. Janë ende të paqarta si nga aspekti ligjorë dhe praktik ndërtimi i objekteve që janë në realizim e sipër në bazë të partneritetit Publik- Privat të vetmet projekte që janë duke u realizuar me motive të përfitimit financiar. Një përfitim të tillë sipas buxhetit të aprovuar për 2013 do të ketë edhe vetë Komuna ku janë paraparë mjetet prej 1,2 milion euro nga ky burim, cila është baza juridike, sigurisht që ajo nuk mund të gjendet në dy ligjet, ligjin për PPP dhe ligjin për Koncesion”mendon Hoxha.

Sipas tij vargut të keqmenaxhimit të pronës komunale i bashkëngjitet edhe administrimi i hapësirave afariste komunale të cilat shfrytëzohen me qira apo ma mirë me thanë me nën qira, apo edhe pa far kontrate, vlera e dëmit financiarë në administrimin e këtyre hapësirave vlerësohet të jetë shumëfishi i mjeteve të planifikuara nga ky burim financiar, ndërsa në anën tjetër komuna paguan qira për nevojat e veta vlera më të mëdha për njësi dhe hapësira të papërshtatshme dhe të përfolura, duke i përkeqësuar kushtet e punës dhe duke rrezikuar edhe shëndetin e punëtorëve të Drejtorisë për Gjeodezi Kadastër dhe Pronë si dhe Inspeksionit të cilët do të duhej që për shkak të rrezikimit të shëndetit të punëtorëve respektivisht për shkak të kushteve hixhieno teknike të nxirret vendim për marrjen e masave urgjente të eliminimit të këtij problemi.

Hoxha ka folur edhe për parqet dhe mungesën e hapësirave gjelbëruese në qytet. “Ndotjen enorme të ambientit nuk e zbutë as parku i qytetit i rikonstruktuar dhe i përfolur për keqmenaxhim financiar, as ai që ishte një lloj parku te Shkolla “Abaz Ajeti” dhe as park betoni që ka filluar në lagjen “Arbëria” ngase këto të ashtuquajtura parqe nuk i shpëtojnë tre proçkat që ne i quajmë lumenj e që në fakt janë lumenj të ujërave të zeza, të cilët e zezojnë lumin “Morava”, shkatërrojnë florën dhe faunën, helmojnë tokat bujqësore dhe vetvetiu edhe krijohen pasoja fatale për shëndetin e qytetarëve”.

Hoxha mendon se kjo qeveri lokale prej 2007 merret me planet rregulluese, edhe përgjatë enklavizimit të planeve rregulluese dhe ndarjes së sipërfaqeve relativisht të vogla nuk arriti që t`i mbulon sipërfaqet e përfshira në planin zhvillimor urban që duke përfshi edhe planet në proces dhe ato pa plane rregulluese përfshijnë një sipërfaqe rreth 1200 ha.
“Nuk ka ende iniciativa për hartimin e planeve rregulluese për pjesët tjera të përfshira në planin zhvillimor komunal. Me ketë trend Komuna nuk do të mund t`i përfundojë përfshirjen e tërë territorit me plane rregulluese as edhe një herë, madje më shpejt po bëhet ndërtimi se sa planifikimi. Komuna nuk ka provuar ende të inspektojë kualitetin e ndërtimit dhe përputhshmërinë me projektin zbatues dhe duke i zbatuar standardet e ndërtimit, komuna nuk ka provuar të japi leje të përdorimit për objekte me banim kolektiv

Në dy mandate të kësaj qeverie nuk u pa guximi as të parashihet ndërtimi i një impianti të pastrimit të ujërave të zeza i cili mund të ketë përfshirje regjionale, nuk u pa guximi të parashihet ndërtimi i një objekti të Administratës Komunale, nuk u pa guximi të përcaktohet lokacioni i ri i varrezave, nuk u pa guximi të realizohet një park industrial, nuk u pa guximi që të kompensohen pronat private përgjatë rrugës qarkore, nuk u pa guximi të kërkohet planifikimi dhe ndërtimi i Autostradës Prishtinë- Gjilan – Dheu i bardhë ka thënë Hoxha

Hoxha tha se mund të radhiten edhe shumë e shumë probleme dhe parregullsi në fushën e arsimit dhe edukimit, në sigurinë e qytetarëve, shëndetin e tyre, çështjet sociale, bujqësi, shërbime komunale etj. Por në krijimin e një imazhi sado pozitiv për komunën janë projekte e vogla , por të rëndësishme të financuara nga Institucione të ndryshme ndërkombëtare si USAID / DEMI, zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Komunën e Gjilanit, GIZ-i, CDI, Caritas, TIKA (Turkish international Cooperation Agency) , UNHCR, UN HABITAT, DAN IDA, CDF, CARE, OSCE, UNDP, UNICEF, dhe Organizatat Joqeveritare, të cilat megjithatë kanë ndikuar që qytetarit të Gjilanit t`ia kthejnë memorien e kohëve të emergjencës së pasluftës, por njëkohësisht t`i shtohet durimi dhe shpresa edhe pak kohë deri në zgjedhjet Lokale dhe Qendrore kur votuesi gjilanas ka shansin që të ndërrojë parimin aktual e të berit profesion me politikë dhe të zbatohet parimi i cili është edhe njëri prej parimeve të LDK-së ka shtuar Hoxha./rajonipress/