Mobi Casa

Anamorava sërish viktimë e Qeverisë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Qytetarët e Anamoravë që duhet ta frekuentojnë rrugën Gjilan – Prishtinë tek liqeni i Badovcit duhet sërish të torturohen e shkatërrojnë makinat. Ura tek liqeni është mbyllur për qarkullim, ndërsa askush nuk e din se kur mund të hapet ajo. Qytetarët të tmerruar kërkojnë që të paktën të asfaltohet rruga që po shfrytëzohet për momentin për qarkullim.

Gati një kilometër rrugë është e paasfaltuar dhe të shkatërron pluhuri tek Liqeni i Badovcit. Ura e dëmtuar nuk dihet se kur pritet të rinovohet.

Qytetarët e Anamoravës që shfrytëzojnë këtë rrugë ndihen të shqetësuar për shkak se rruga është e papërshtatshme për vozitje.

Fidanishtja

Hajrushi qytetar gjilanas thotë se kjo Qeveri sërish po e shkel Anamoravën.”Nuk ka dy javë që u mbyllën gropat e ferrit, e tani na doli kjo ura dhe qysh këta nuk dinë me intervenua kjo urë një zot e din kur rregullohet” shprehet Hajrushi,

Selmani qytetar thotë si është e mundur këta deputetet tanë që nuk reagojnë asnjëherë në Parlament.”Vërtet ata nuk po mendojnë për hallet e qytetarëve të tyre se për Qeverinë Kurti po shihet qysh e ka izolue Gjilanin me projekte të rrugës të nisura e të mbetura në gjysmë”./rajonipress/