Fundamenti

Homazh Shqipë(ta)risë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

… ajo më mori, njësoj si Beatriçja që e mori Danten, dhe shkuam së bashku, atje, “Matan malit”. Shkuam ta vizitojmë Tiranën e Elbasanin, Himarën e Gjilanin, të shohim jugun e pastaj veriun, të takojmë “Çobankat” dhe “Vajzën e Valëve”, që në fund të vijmë në Friburg..

“Ka një mot e gjysmë viti”… Koncerti përfundoi me këngën e parë të albumit. Sikur të aludohej në një cikël të (pa)fund. Nuk e dija se a duhej t’i gëzohem këtij aludimi artistik, që i bënte homazh Shqipë(ta)risëanembanë, ose duhej vuajtur duke ditur se kam vështirë të shoh tatëpjeta në atë cikël të (pa)fund. Saktësisht, aq kohë kishte kaluar , një mot e gjysmë viti, jo nga fillimi i dashurisë së dy protagonistëve për të cilët këndoi Elina, por qëkur shpresa për mërgatën time ishte shuar. U bë një përpjekje para disa muajve, me rastin e 28 Nëntorit shekullor, për të ndezur një shkëndijë të vogël, e cila bile pak do ta ndriçonte qiellin mërgimtar, por e gjitha përfundoi në kalori të harxhuara në artikulimin e britmave dhe fjalëve të mëdha, që sikur deshën të na e heqin vëmendjen nga fakti se të nesërmen, megjithatë, do të vijë 29 Nëntori dhe se gjithçka, ama bash gjithçka, do të vazhdojë me të vjetrën.

Mobi Casa

Ndërsa Elina, ajo sikur më dha krahë. Krahë të ngjashëm me ato të cilat t’i jep Red Bulli, krahë të cilat më bën të udhëtoj anembanë asaj që kam qenë, që jam dhe që do të doja të jem. Hapësira ku mbahej koncerti ishte e vogël për t’i hapur krahët aq sa desha. Megjithatë, ajo më mori, njësoj si Beatriçja që e mori Danten, dhe shkuam së bashku, atje, “Matan malit”. Shkuam ta vizitojmë Tiranën e Elbasanin, Himarën e Gjilanin, të shohim jugun e pastaj veriun, të takojmë “Çobankat” dhe “Vajzën e Valëve”, që në fund të vijmë në Friburg. Më dukej si mësimi më i mirë i gjeografisë e historisë mbi Shqipë(ta)rinë, të shpjeguar mjeshtërisht përmes poezisë së shndërruar në tinguj të xhazit.

Dhe, kjo nuk më mjaftoi. Kisha nevojë ta shkrep, jo alltinë për të vrarë “Çelo Mezanin te pusi i Sulejmanit”, por fotoaparatin tim për ta kapur atë “Erë Pranvere”, që solli Elina në mes të dimrit në Friburg. Me çdo shkrepje dëshiroja të regjistroj çaste të rrugëtimit me Elinën dhe atë ta mbaj me vete. Kisha frikë se do të ikë. Përsëri. Ndërsa unë do të duhej t`i kthehem periudhës së 29 Nëntorit, ku gjithçka do të vazhdojë me të vjetrën, ku zhurma mbretëron, ku gjuha e zëvendëson dorën dhe ku fjala nuk ka peshë.(Rromir Imami)