Uji Dea

Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Sukseseve të shqiptarve në botë i shtohet edhe Altrim A. Mamuti, i cili ka lindur në Tetovë, ka përfunduar studimet në shkencat biologjike (Biological Sciences) në Columbia University in the City of New York te nivelit Bachelor (BA 24’), transmeton albinfo.ch.

Altrimi për disa vite është Jack Kent Cooke Foundation Scholar, një ndër bursat më prestigjioze në Shtetet e Bashkuara.

Hidromorava

Ai ishte një ndër tre studentet e vetëm që fitoi këtë bursë në shtetin e Nju Jork-ut.

Altrimi mban postin e Presidentit të Shoqërisë së Biologjisë Mjedisore në Columbia University (CU Environmental Biology Society) dhe po ashtu është Champion Young Scientist në Microbiology Society ne Mbretërine e Bashkuar. Në të ardhmen, Altrimi synon që të vazhdojë studimet e doktoraturës në Bioengineering and Systems Biology.